E diel, 14 Dhjetor, 2025

Projektbuxheti i vitit 2026, ministrja Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës, llogaritet edhe vjetërsia në punë

Share


Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për projektbuxhetin e vitit 2026.

Pirdeni tha se, në projektligj parashikohen rritje pagash për disa kategori si për mjekët punonjësit e policisë, specialistët e administratës.

Pirdeni theksoi se për mjekët dhe për specialistët e administratës dhe mjekët do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsisë në punë.

‘Me projektbuxhetin e 2026 qeveria parashikon indeksimin e pagave dhe indeksimin e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë që përkthehet në një rritje 25 % për një kategori të konsiderueshme të punonjësve të administratës me paga aktualisht më të ulëta. Konkretisht do të përfitojnë punonjës të shërbimit publik, do të përfitojnë nga rrija e pagës minimale, për specialistët e administratës rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, në shëndetësi do të filloi edhe llogaritja e vjetërsisë në punë.

Për mjekët në spitale, po ashtu një rritje do të ketë edhe për punonjësit të policisë së shteti ku përveç indeksimit do të ketë edhe një llogaritje për vjetërsinë në punë me 5 mijë lekë të reja në muaj. Puna më e rëndësishme gjatë këtyre viteve, ka qenë rishikimi i ligjit për nënpunësin civil dhe ai për administratën shtetërore që janë për konsultim publik, procesi i ndërhyrjes në to është bërë me një analizë të thelluar. Në ligjin për administratën shtetërore konsultimi publik tashmë ka përfunduar’, tha ajo.

Te tjera

Lajme te tjera