E premte, 24 Prill, 2026

“Produktivitet, inovacion dhe standarde europiane për Shqipërinë 2030”, ministri Andis Salla premton Bujqësi moderne dhe ruralizëm të qëndrueshëm

Share

Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka reaguar sot pas miratimit të programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, duke theksuar se bujqësia dhe zhvillimi rural do të jenë shtylla kryesore të vizionit për Shqipërinë 2030. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai premtoi rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve, orientimin drejt standardeve të BE-së dhe nxitjen e inovacionit në sektorin bujqësor. “Sot, me miratimin e programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë 2030, ku bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten prioritete strategjike për modernizimin e vendit. Si Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do përcjell një vizion të qartë për transformimin e sektorit bujqësor, duke synuar:

✔ rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë

✔ orientimin e prodhimit drejt standardeve të BE-së

✔ nxitjen e inovacionit dhe teknologjive të gjelbra

✔ forcimin e zinxhirit të vlerës dhe eksportit bujqësor

✔ zhvillimin e agroturizmit si sektor i integruar me ekonominë lokale.
Ky mandat do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një bujqësie më të qëndrueshme, më të digjitalizuar dhe më të orientuar drejt tregut europian, duke i bërë zonat rurale në Shqipëri vende prodhimi dhe hapësira të zhvillimit ekonomik”, shkroi dje Salla, i cili do të betohet nesër si Ministër i Bujqësisë në Presidencë.

Te tjera

Lajme te tjera