E premte, 1 Maj, 2026

“Prezantimi dhe rritja e kapaciteteve për përdorimin e sistemit flamur”, QShPZh përmbyll me sukses ciklin e trajnimeve me personelin arsimor në qytetin e Korçës

Share

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin me mbështetjen e IPPF-it në kuadër të projektit “Flag System” përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve me personelin arsimor në qytetin e Korçës dhe në institucionet arsimore të zonave rurale nga qyteti i Elbasanit dhe i Durrësit, “Flag System” është krijuar nga Qendra Flamandre e Ekspertizës për Shëndetin Seksual –Sensoa me qendër në Bruksel. Ky sistem është një metodë për këdo që punon me të rinjtë dhe fëmijët për t’i ndihmuar ata të interpretojnë sjelljen seksuale të pa (pranueshme) në një mënyrë asnjanëse dhe objektive për të reaguar siç duhet. “Flag System” ndihmon profesionistë, të cilët punojnë me fëmijët dhe të rinjtë të jenë më të aftë në vlerësimin dhe përballjen me sjelljen seksuale të fëmijëve dhe të rinjve. Po kush është misioni i QShPZh? Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ish Shoqata e Planifikimit Familjar), organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, e themeluar si një organizatë vullnetare. Punon për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve, veçanërisht shtresave të margjinalizuara dhe në nevojë përmes: Avokatisë për një legjislacion të përshtatshëm dhe politikave përfshirë fushën e shëndetit riprodhues; Rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë, dhe grupeve në rrezik, në lidhje me një stil jete të shëndetshëm dhe të drejtat e njeriut; Eliminimit të barrierave për një pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha fushat e ekonomisë, politikës, jetës sociale; Parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe ofrimit të mbrojtjes për të mbijetuarit e dhunës dhe Promovimit dhe ofrimit të aksesit të barabartë në informacion cilësor, shërbime të arritshme dhe mjete dhe arsimim, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në risk.

Te tjera

Lajme te tjera