E hënë, 23 Nëntor, 2026

Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve, luzitanët mposhtin me përmbysje Gjermaninë dhe mësojnë nesër kundërshtarin

Share

Portugalia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Luzitanët kanë mposhtur me përmbysje 1-2 Gjermaninë.

“Pancerat” zhbllokuan të parët ndeshjen me Florian Uirc në minutën e 48. Sulmuesi goditi bukur me kokë pas një pasimi spektakolar nga Kimish duke mposhtur portierin Kosta, i cili gjatë pjesës së parë bëri disa ndërhyrje shpëtimtare.

Në pjesën e dytë, Portugalia ktheu rezultatin në favor të vet. Fillimisht realizoi i sapofuturi në lojë Françisko Konseisao në minutën e 63.

Vetëm 5 minuta më pas, Kristiao Ronaldo përmbysi shifrat falë një aksioni model të portugezëve.

Në finale, Portugalia do të ndeshet me fituesin e çiftit Spanjë-Francë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet sot në orën 20:45

Te tjera

Lajme te tjera