“Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912-s dhe opozita nuk na ndalon”. Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Rama në seancën e sotme plenare, teksa ka folur për akuzat e opozitës për Portin e Durrës. Në Kuvend po diskutohet marrëveshja për Portin, me kohë të palimituar, e miratuar si kërkesë e opozitës pas rreth 1 orë pati debate të ashpra për minutat që i ishin caktuar deputetëve të Rithemelimit.
Në nisje të debatit, kryeministri Edi Rama e cilësoi si historik projektin e portit të Durrësit duke thënë se pret me padurim që të votohet për investimin më të madh të huaj në vend. Nuk mungoi ironia ndaj opozitës për të cilët tha se ‘esatë’ janë ende mes nesh.
Debati për kohën
Ashtu sikurse pritej, seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për Portin e Durrësit nisi me tone të ashpra. Sali Berisha përsëriti skenarin e së enjtes së kaluar, duke bllokuar foltoren e Kuvendit për shkak se sipas tij, opozitës po tentohet t’i mbyllet goja për portin e Durrësit. Kjo solli ndërprerjen e seancës plenare, por jo të tentativës së Berishës për të shkaktuar zhurmë në Kuvend, i cili për të dytën herë e gjeti zgjidhjen përmes Facebook. Live nga kjo platformë sociale, akuzoi Taulant Ballën si porositës i vrasjeve në Elbasan. Edhe pas rikthimit të normalitetit, deputetët e Rithemelimit vijuan akuzat se nuk po lejohen të flasin mjaftueshëm. Kërkesës së tyre, iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i cili e hodhi topin e përgjegjësisë tek socialistët. Kjo solli për të dytën herë ndërprerjen e seancës për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve e cila vendosi që çdo deputetë të flasë 10 minuta për projekt-ligjin e marrëveshjes për Portin Turistik të Durrësit.
Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Do jetë motori ekonomik, 8 mld euro vlera në PBB
Akuzave për portin e Durrësit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës se porti do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej mld euro në PBB.
“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale , kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të tilla gjëra…
Duan pak fjalë të urta e punë shumë…
Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë.- tha Rama.
Port i Durrësit, Alibeaj: Vjedhje masive, pse nuk kishte garë! Rama mbajti një fjalim fiks si ai i inceneratorëve dhe iku
Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli në kuvend për projektin e portit të Durrësit, të cilën e cilësoi një aferë korruptive. Ndalu në fjalimin e Ramës, Alibeaj tha se ai përdori të njëjtin fjalim si ai i Inceneratorëve.
Vjedhje masive e pasurive tuaja. 54 minuta nga koha juaj për 2.1 miliardë për xhepin e tij. E bëri me një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin peshë në zemrat e shqiptarëve. I njëjti fjalim si për inceneratorët. Sot pas kaq vitesh të inceneratorëve, ajo që mund të numërohet është sesa ministra deputetë janë prapa hekurave. Ajo që ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të ministrave e deputetë për të shkuar para hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën edhe iku. Asnjë firmë nuk ka hedhur.
Të kuptojmë qartë se ç’po ndodh. Pse nuk ka garë. Pse nuk ka garë? Ky Alabaari i famshëm i cili paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka pse nuk ka garë.
Porti i Durrësit është mall i pazotë. Kur nuk ke gjak e djersë për të mirën tënde e shet, e fal, e shpërdoron, është prona e gjithë shqiptarëve.Dashuri patriotike për vendin, por është dhe detyrim kushtetues që ky vend ka. Ka lidhur me Europën, me perëndimin me ata të cilët do t’i presë më 6 dhjetor, me ata që iu betua një javë më parë se sa hapa para ka bërë. Është detyrim nga MAS, e nënshkruar nga ky vend që na detyron të gjithëve ta respektojmë për të bërë garë. për t’ia rritur vlerën nëse është rasti, për të marrë maksimumin e parasë që aq shumë ka nevojë ky vend. Po, ka nevojë për para e financime ky vend. Është pasojë e qeverisjes së tij që në këtë vend nuk vjen asnjë investitor. Ka vetëm biznesmenë që iu thyhen këmbët.
I keni votat do ta votoni. Si ka mundësi që ky investitori që mund të jetë një emër i nderuar, se nuk e di, si ka mundësi i vetmi investitor strategjik nga 34 që keni dhënë deri tani, nuk ia keni mbuluar me ligj klientelizmin dhe tutelën që po i bëni që po jepni pasuritë e shqiptarëve. Këtij i dhënkemi dhe një mbulesë ligjore. Arsyeja e thjeshtë. Të shpërndajë përgjegjësinë penale dhe me ju të tjerët, me të gjithë ata që do ta votojnë këtë ligj. Se ndryshe nuk ka si të shpjegohet. na vjen një investitor me qilim fluturës me 80 mln euro për 818 mijë metra katrorë. E ndërkohë sa fitojmë ne, sa fitojnë shqiptarët, në rastin më të mirë 280 mln euro, është një pasur e vlerësuar sot 780 mln. Pas 20 vitesh jallah po të marrim 280 mln euro. Kjo është të përdorësh portin e Durrësit, Shqipërinë si mall pa zot. Dhe vjen këtu me pathosin e madh patriotik me bejte të dikurshme duke shitur këtu aktin e madh që po bën për të mirën e Shqipërisë, për ta zhvilluar. Siç bëri me inceneratorët, plehrat ishin, plehrat janë. Ca njerëz do duhen t’i nënshtrohen drejtësisë. Thirrja ime është për ju, deputetë të maxhorancës, që thjesht merrni kartonin për të votuar, kujdes, jo vetëm fajësimi publik, turpi moral, por edhe përgjegjësia penale do bjerë mbi ju, nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj dhe pasurisë publike. Garë moj garë!
Ç’qenka ai njeri me gjithë gamilet e veta, me gjithë qilimin e vet që ti i fal 60 mln për strehimin social, që duhet të shkojë për të pastrehët e Durrësit. Nuk mund të bëhesh avokati mbrojtës i Alabaar. E ke për detyrim kushtetues, ligjor, moral të jesh mbrojtës i pasurisë së shqiptarëve. Ti ke ndërruar rolet, je bërë avokat i atyre. na takon ne ta mbrojmë. Në fakt do u takonte këtyre deputetëve të cilët kanë kërcitur e kanë ikur”, tha Alibeaj.
Rama: Mirë mua që më dinë si vetja, po i bien më qafë edhe themeluesit të kompanisë globale, duhet ta presim investitorin për Portin e Durrësit me lule
I ashpër ka qenë Rama me opozitën e cila sipas tij hedh akuza të paqëndrueshme, sepse atë dinë të bëjnë më mirë, të shpifin e të shajnë.
“… Taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk flaket por është kontribut i ortakut shtet i cili ruan 30% të aksioneve. Ky ortaku shteti futur në këtë investim nga ne tradhtorët, për të qenë i pranishëm ka veto për të miratuar. Ku ka ndodhur ndonjëherë që shteti shqiptar të hyjë në investim si ortak dinjitoz me aksionet e veta. Apo u ka ndodhur kur iu ofrua me 1 euro, njëckë…
Vetëm 1 euro, të tërë zonën. Jeni ortak thonë në një kompani offshore. Mufot e çufot, ku nuk mungojnë gjelat e detit sepse janë tregues të demokracisë moderne. Ndërkohë që kompania është bërë publike. Nuk është Emaari thonë, prandaj na qenka mashtrim, këta s’kanë cipë. Mua më dinë si veten e tyre, llupës të pangopur. Po akuzojnë edhe themeluesin e një kompanie globale i cili është në drejtën e tij të vij dhe të ndërtojë një kompani Eagle Hill Albania…
Muhamed Alabaari, që Allahu e tij e di se çfarë i duhet në gojën e ndyrë të vagabondëve të 1914. Ngrini kauza për një personalitet të një kompanie globale, ai duhet pritur me lule këtu, se do hapë rrugë për investimin e këtij vendi. 12 mijë vende pune.
Ju keni mendje hajduti.”- tha Rama.
Rama-opozitës: S’keni asnjë shans të na pengoni! Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912-s! Gati 4 porte të klasit të parë dhe 2 tregtare
Në përfundim të fjalës së tij në seancë plenare, Kryeministri Rama tha se akuzat e opozitës nuk do t’i pengojnë projektet e Qeverisë.
“Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin, 4 porte teë klasit të parë. I vetmi që nuk është në avancim është Shëngjini, Vlora dhe Saranda jajën në ndërtim. Do të ketë dy porte tregtare, në Vlorë dhe në Porto Romano. Me 2 porte të thata. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot”, tha Rama.
Akuzat e opozitës, Rama: Ju kam lënë Zotin, vetëm ai e zgjidh të pazgjidhshmen me ju! Ja çfarë tha Konica për ju
Në fund të fjalës së tij më shumë se 54 minuta në Kuvend për ccështjen e Portit të Durrësit, Kryeministri Rama foli edhe për akuzat e rënda të opozitës. Me ironi ai tha se ‘Ju kam lënë Zotin’ teksa citoi edhe një pjesë të një veprë të Faik Konicës ku flet për të gjithë ata që ‘duan të japin jetën për Atdheun’.
“Ju kam lënë Zotin sepse mendoj se vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmen në këtër rast. Por sot po ju lë ju të paudhëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima, po ju lë Faik Beun, i cili na ka dalë borxhit”, tha Rama duke cituar si më poshtë Konicën:
Ndër turinjtë më të dendur të Shqipërisë, duhet vënë re ai që është “gati të vesë për kombin”.
U kapa me fjalë një ditë, me një njeri kësaj cipe, e ja shkurtimi i të folurit tonë:
Unë – Kur je gati për të vdekur për atdhenë, ç’pret?
Ai – S’erdhi koha.
Unë – Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat, që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë të çuditen bota e të çuditemi të gjithë.
Ai – S’erdhi koha.
Unë – Sille, në mos erdhi”
Ai – Pa më thua, pse s’vete të vritesh më parë ti që qenke më trim? A po s’erdhi as për ty koha?
Unë – S’erdhi, e, për mua, s’do të vijë kurrë. E sheh unë s’rrenj. S’jam trim unë. A shkrova, a thashë kurrë se do të nisem për luftë? Jo! Se nuk është puna ime. S’jam njeri i luftës. Palla ime është penda, atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë.
Ai – S’erdhi koha. Sot për sot sado trimërira të bëhen do të venë kot.
Unë – Asgjë s’vete kot. Trimëria që duket më e panevojshme, po të bëhet me mendje që t’i shërbejë atdheut, kot nuk vete. Ja një punë e mirë: Në do, ngjitu në Tour Eiffel (Kullë e Parisit) e hidhu poshtë, të thyhesh në një qind copë. Më par, shkruaj këtë biletë e vëre në taskë: “Vras vetem për të provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Për fare gjë e vrava veten. Le të kuptojë tani Evropa, me anë të gazetave, se ç’mund të bëjë shqiptari. Kur të jetë nevoja të vritet, jo për fare gjë, po për Atdhenë.”
Ai – Talle me mua.
Unë – Nuk tallem me ty. Në mos do të vrash veten, megjithëse je gati për të vdekur, çap në Shkodër, në Gjakovë, në Berat a në Gjirokastër, e, në mes të pazarit, thirr si tellalli të drejtat e Shqipërisë. Ja një punë e mirë. Ç’do t’të bëjnë më të ligë se të të vrasin, punë përë të cilën ti thua se je gati.
Ai – Fjalë, fjalë, s’erdhi koha, baba!
Unë – Në mos erdhi koha për të vdekur, djalë, erdhi një kohë tjetër: erdhi koha të ngrihesh e ta kapërcesh me vrap pragun e derës sime, se mjaft më çave kokën!
