Një Poligon publik testimi manovrash parkimi në kushte optimale por edhe një qendër edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, është projekti konkret më i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorr në Prezë.
Një tjetër investim që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e standardeve të procesit të testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi.
Objekti i ri që kemi projektuar, 320 m2, do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.
Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, funksional ditën e natën, karikim mjetesh elektrike me energji alternative, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore, ambiente pritjeje.
Ky poligon zyrtar qendror do të shërbejë për disa qarqe e bashki të Shqipërisë së mesme, me zgjedhje risku, për të rritur cilësinë e testimit praktik dhe transparencën në marrjen e Leje Drejtimit.
Kjo vepër e re me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për programe edukative të sigurisë rrugore, orë këndi trafiku dhe aktivitete mësimore shtesë.