E premte, 24 Prill, 2026

“Po vjen në Shqipëri”, Rama thirrje të rinjve dhe bizneseve: Mos e humbisni këtë mundësi unike!

Share

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se për herë të parë do të zhvillohet në Shqipëri konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional AI Hackathon 2025”.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën me dije se ky event do të zhvillohet më 14 tetor si një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.  

Rama i bën thirrje të rinjve inovatorë, universitete, biznese dhe banka që do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete.

Reagimi nga Edi Rama:

“Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri

Tiranë, Pallati i Kongreseve

14 Tetor 2025

Ky nuk është thjesht një event – është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale

Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete
Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor

Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 Tetor 2025) & Hackathon (Nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje!

Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 Tetor!”, shkruan Rama.

Te tjera

Lajme te tjera