E diel, 2 Gusht, 2026

Plehrologjia një shkencë në evoluim

Share

Nga Tritan Kalo, mjek

BËNI dhe përfundoni së paku diçka….REFORMA, REFORMA dhe së fundmi RIREFORMA, por përfundimi mbemë aty ku e nisëm në 23.06.2013….. Kurdoherë i kam qëndruar aksiomës, se: “Të jesh mjek është profesion HUMAN, të jesh HUMAN është profesion njeriu”, dhe njerëzoria, empatia e bën mjeksinë një mision jo thjesht një profesion si shumë të tjerë…. Çka po shkruaj më poshtë lidhet pikërisht me njerzoren e ofrimit të përkujdesit ndaj popullit tënd, ndaj mjedisit ku ai jeton si dhe ndaj Atë-Dheut ku na ka lerë koka…. Plehra, mbetje, djegës/inceneratorë dhe po ky avaz që nga Vjeshta e vitit 2016…. MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE/PLEHRAVE, ky trill i ri mëndje-tollovitës dhe para-shpenzues i KM të Republikës Kryeministerore të Shqipërisë… BASHKITË pak nga pak po xhvishen edhe nga ato kompetencat e tyre Kushtetuese të Pushtetit të katërt, të Pushtetit lokal, dhe çdo gjë po përqëndrohet gradualisht në Ndërtesën e Kryeministrisë në Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, më saktësisht në zyrën e “pronarit të saj dhe të Kopështit të Edenit” në oborrin e pasëm të kësaj ndërtese…. I mirënjohuri Xhorxh Orëell mjaft qartazi është shprehur, se: “GAZETARI do të thotë të botosh ato që të tjerët nuk duan të botohen. Çdo gjë tjetër është reklamë.”…. Po “mediat tona të kazanit ose jo”, a bëjnë dhe a ofrojnë ato GAZETARI, apo ato “e vërtisin gjuhën, penën e politikën e tyre editoriale” sipas asaj, që atyre u ofron si shkresërisht po ashtu edhe financiarisht PUSHT-SHTETI i rradhës….

Epictus na ka iluminuar, se: “Së pari mësoni kuptimin e asaj se çfarë doni të thoni, dhe më pas flisni”…. Të më falni për IGNJORANCËN time….MEA CULPA/FAJI IM i JETËS në lidhje me vlerat dhe me menaxhimin e mbetjeve/e plehrave…. “MBETJET nuk ti fal njeri, sepse ato janë të kuotuara në Bursë njëlloj si gruri, kafja dhe sheqeri.” (Edi Rama në emisionin televiziv “OPINION”, të gazetarit B. Fevziu më 29.09.2016)…. Bazuar në ato çfarë kam dëgjuar, çfarë kam parë dhe ato çfarë kam lëçitur në këto 69 vite jetë të deritanishme, DUHEN njohuri të gjëra e të thella shkencore jo vetëm artistiko-gjuhësoro-letrare, për të mbritur në përfundime kaq të thella dhe me impakt mjaft domethënës, në zhvillimin socio-ekonomik si dhe të mbrothësimit të Shqipërisë së këndej Drinit…. VETËM njohuri të tilla të cilat pak i kanë në zotërim, mundet të të bëjnë të kuptosh thelbim domethënës të fotove të mëposhtëme ilustruese të këtij postimi…. Dita-ditës unë dhe i gjithë populli ynë po bindemi se njohuri të kësaj cilësie e thellësie artistiko-shkencoro-ekologjike, mundet të fitohen vetëm pas studimeve të larta universitare në Akademinë e Arteve, ish-Instituti i Lartë i Arteve, si dhe pas Bojatisjes së fasadave të pallateve të Tiranës…. Le të vlejnë këto rreshta edhe si një RIKUJTESË për aplikuesit e studimeve post-unversitare, në mënyrë që ata/ato të bëjnë zgjedhjen e degës së duhur në Master ose Doktoranturë, për ardhmërinë e suksesëshme socio-profesionale të tyre…. Në këto 34 vite DEMON-KRACI të privilegjuar për poste ministerore, kryeministerore apo presidenciale ishin ata me Diploma nga Instituti i Lartë i Arteve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, pa na përjashtuar NE mjekëve, por ata jo misionarë dhe jo mantelbardhë…. Njohuri të këtij kalibri cilësor disa “sharlatanë dhe jeniçerë” (ER) sikundër i cilëson vetë KM ynë i ndritur ata që e kundërshtoj, ku mendoj se hyj edhe unë, dhe jo pak si unë të cilët kanë përfunduar studimet me “Medalje të Artë” në degët e tjera të Universitetit të Tiranes apo në disa Universitete me zë ne botë, nuku mundet kurrën e kurrës ti kemi edhe pse ndoshta na gënjen mendja se zotërojmë njohuri të thella në kimi, në fizikë, në matematikë, në biologji, në fiziologji, në mikrobiologji, në sëmundjet infektive e tropikale, në histori, në gjeografi, në filozofi, në letërsi apo edhe në ekonomi……

NUKU ia fal kurrë vetes pamundësinë e shkollimit në këto 69 vite jete, edhe në Fakultetin e “Plehërologjisë”, ose së paku në ndjekjen e ndonjë kursi intensiv, masteri apo doktoranture në këtë fakultet….. U bënë 34 vite të ekzistencës së “DEMON-KRACISË Made in Albanistan” dhe unë Mantelbardhi, Dr. Tritan Kalo, as fletën e parë të librit “Rrno për me përftue e për me u pasurue, dhe jo vetëm me rrëfye”, nuk kam mundur ende ta shkruaj….…. E PAFALSHME. SHAME ON ME!!! Më thoni, miq e dashamirës të mi, a e meritojnë qënie si unë, të vijojmë e të bëjmë hije mbi këtë tokë???…. UNE vetë e kuptoj udhën e gabuar ku kam hyrë, duke e humbur prej vitesh “Drejtimin e duhur klepto-korruptiv” në labitinthet e këtij Palo-Sistemi Socio-Ekonomiko-Politik, andaj edhe u kërkoj ndjesë JU bashkëkombasve të mi kudo që ndodheni në këto momente, kur do mundeni ta lexoni këtë postim në murin tim të FB, sepse më duhet ta pohoj se edhe në këtë aspekt jetsor unë jam i sëmurë sepse vuaj që në lindje nga “Tritanopia”….. TRITANOPIA është një difekt i lindur në perceptimin e ngjyrave (Tritanopia = “Blue-green color blindness”, që mundet të prekë 1 në 10.000 persona), kur ngjyra blu ngatërohet me jeshilen dhe ngjyra e verdhë me atë violet/vjollcë, me një fjalë të vetme nuk mundet qartazi ti shohë të mirat blu të PD-së ose ato violet të Rilindjes/ish-PS, të cilat ato i sollën vëndit dhe shqipfolësve të tij…..

Është ky difekt i mallkuar i cili më ka bërë të mos jem në gjendje të shquaj realisht, ngjyrat me të cilat është “pikturuar”, zbukuruar e hijeshuar realiteti ynë demon-kratik, i cili është Rilindur tashmë plotësisht pas 23 Qershorit 2013… SHQIPËRINË e pastruam njëherë nga plehrat kur e justifikuam importimin e tyre në 2016, si po aq të kuotuara në Bursë sa gruri, sheqeri e kafeja, por “ata qafirë 14.000.000 turistë”, mungesa e incineratorve/djegësve të tjerë përpos atyre tre të tanishmëve (njëri më shumë jo në funksion në Elbasan, tjetri i pa përfunduar në Fier, dhe i treti ende i panisur në Tiranë), kanë sjellë rindotjen e mjediseve tona tokësore urbane ose jo, lumore e detare, pa përmëndur këtu “kulturën tonë cilësore individuale” në menaxhimin e plehrave dhe në mirëkujdesjen për mjedisin ku frymojmë…. ZJARREVE të këtij viti ua vumë tashmë kufirin te thana dhe heronjve që u përzhitën nga betejat me to, ua varëm medaljet në qafë…. Ato 55.000 hektarët e pyjeve, të shkurreve dhe të kullotave do të na i ripërtërij Mëma Natyrë në 50-60 vitet që vinë, sepse Qeveriu e Pusht-Shteti ka punëra të tjera më të mëdha për të kryer… Pak më shumë durim ju bashkëkombasit e mi, meqënëse “Prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma”….. NISËT dhe NUK BITISËT pas Zgjedhjeve të para Pluraliste më 31.03.1991 edhe një Reformë të vetme…. Kjo dukuri nuk i përjashton edhe 12 vitet e fundit ani pse “il poppolo albanese”, në 23.06.2013 i dha Rilindjes jo pak por 1.000.000 vota/shuplaka, shpresëplotë për të goditur keqmenaxhimin e deriatëhershëm të MËMËDHEUT….. Po shkruaj sa pa hyrë në fuqi Kodi i ri Penal, që do të na i mbyll veshët, sytë dhe do të na i errësojë mëndjet, për të mos dëgjuar, parë apo menduar thagmat e pambarimta të DEMON-KRACISË në Shqipërinë e këndej Drinit….. Postimin e sotëm po e mbyll me një pasazh të hedhur në murin tim në FB tetë vite më parë në 2017: “Të ekzistosh don të thotë të shpresosh, të studiosh, të respektosh, të dëgjosh, të guxosh, të sakrifikosh, të luftosh, të mos ndalesh dhe të japësh shumë nga VETVETJA” (T. K.).

Te tjera

Lajme te tjera