Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, teksa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit të këtij të fundit për të protestuar më 6 dhjetor. “Dreqëndëbark! Nuk kisha besuar aq shumë në shërbimet agjenturore të kryepolitikanëve. Por sot e besoj. Armiqtë e Shqipërisë janë tërbuar me vendsamitin e BE-BP në Tiranë. Dhe e gjetën veglën e tyre si ta komprometojnë! Sali Karaxhic Berishën! Do protestojë në shenjë mikpritjeje!? E imagjinoni dot? Këtij njeriu i ka hi dreqi ne bark! Kundër Shqipërisë! Në 6 Dhjetor, tradhtari Sali Karaxhiç Berisha kundër Shqipërisë! Edhe Esat Pashe Toptani të ka zili o Sali! Ptu! Ta kam falur 1000 herë qethjen e kokës! Por këtë s’ta fal kurrë! Tradhtar”, shkruan Koçi.
Petro Koçi: Protestat e 6 dhjetorit, tregon se Berisha është kopje e kasapit serb Radovan Karaxhiç dhe armik e tradhtar i Shqipërisë
Share
Te tjera