E shtunë, 18 Janar, 2025

Petro Koçi mesazh të ndjerë për 31 vjetorin e PS: Sakrificat e lindjes se PS na vlejnë si një përkëdhelje prej një dore të dhimbsur, mirënjohje socialisteve të Fierit që më besuan drejtimin e partisë në ’91- ’97

Share

Kryetari i komanduar i Partise Sicialiste dega Fier, Deputeti Petro Koçi ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e themelimit të PS. Përmes një postimi në rrjete sociale.

Ja postimi i plote i deputetit Petro Koçi:

Si sot, 31 vjet me pare vendosem ta shnderrojme partine e vjeter te kohes ne Parti Socialiste. Ishim nje grup i madh intelektualesh ne vitin ’91 qe ndermorem nje proces politik te veshtire transformimi.


Partia jone lindi nga mitra e lodhur e Shqiperise. Punuam me perkushtim te madh, dhimbshuri te paster dhe pasion te zjarrte, ne kulmet e nje presioni te rrezikshem.

Mirenjohje jo vetem Fatosit, Servetit, Namikut, Luanit, Ethemit, Driteroit te madh, Maqos, Moikomit, Ermelindes, Artes por edhe qindra te tjereve qe paten moralin, guximin dhe qartesine e diellte per ti dhene shoqerise se traumatizuar shqiptare nje parti moderne te majte, qe ruante edhe traditen pohuese me te shendetshme.


Mirenjohje burrave, grave, djemve dhe vajzave qe perballuan fashizmin berishian ne procese zgjedhore te pergjakura, ne protestat e plagosura prej dhunes se eger, ne qelite e shikut dhe policise.


⚘️Falemnderit gjithe atyre qe nder vite perfaqesuan me ndershmeri PS ne zyrat e pushtetit.


Mirenjohje Edi Rames qe e coi historine e PS drejt arritjes kampione me tre mandate rradhazi dhe qe i dha stature te forte rolit nderkombetar te Shqiperise tone.


Mirenjohje socialisteve te Fierit qe me besuan drejtimin e PS ne gjithe periudhen opozitare 91-97 dhe cdo sakrifice shpesh here mbinjerezore te tyre.


Sot, kur idealizmi shoqeror eshte zevendesuar me pragmatizmin individual, te besh parti eshte me e veshtire se dje.


Por sakrificat e lindjes se PS na vlejne si nje perkedhelje prej nje dore te dhimbsur.

Te tjera

Lajme te tjera