E martë, 29 Shtator, 2026

Petro Koçi: Listat e hapura rrezikojnë trafikimin e votave dhe deformimin e sistemit, ja pse fitorja e garantuar e PS-së mund të sjellë kandidatura të papërshtatshme

Share

Në një intervistë për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, deputeti i PS, Petro Koçi ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përdorimin e listave të hapura në zgjedhje, duke i konsideruar ato si një mundësi për trafikimin e votave dhe për deformimin e sistemit zgjedhor. Ai ka theksuar se, megjithëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë kaluar, implementimi i këtyre listave nuk është ende i përshtatshëm për kontekstin politik dhe elektoral të vendit. Koçi ka paralajmëruar se kjo mund të sjellë kandidatura të papërshtatshme dhe përkeqësimin e cilësisë së përfaqësimit politik, veçanërisht në radhët e Partisë Socialiste. Sipas tij, perceptimi i një fitoreje të garantuar mund të nxisë individë që kërkojnë të përfitojnë nga struktura e partisë, duke e parë atë si trampolinë karriere. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e krijimit të një sistemi më të drejtë dhe më transparent, që nuk i lejon interesat personale të ndikojnë në përzgjedhjen e kandidatëve. Koçi ka sugjeruar se një sistem më i fortë dhe i kontrolluar mund të sigurojë një përfaqësim më të mirë dhe më të drejtpërdrejtë për qytetarët.

-Z. Koçi, ju keni shprehur shqetësimin se listat e hapura rrisin mundësinë e përdorimit të parasë në zgjedhje. A keni ndonjë shembull konkret nga zgjedhjet e kaluara që e mbështet këtë pretendim?

Kete qendrim e kam shprehur kohe me pare, kur ndryshimet ne Kod nuk kishin kaluar akoma. Por megjithate garimi me lista te hapura nuk eshte akoma i pershtatshem ne kete stad te zhvillimeve tona elektorale kur akuzat per blerje votash jane tejet te zeshme sidomos ne gojet e opozites. Qe do te thote se procesi i ethshem per vota personale eshte hapesire per perdorim mjetesh te paligjshme dhe me i veshtire per tu dekonspiruar ne organet ligjzbatuese, pra eshte me pak i kontrollueshem ne aspektet shitblerese. Pervec kesaj vota personale e deformon sistemin, e kthen nga de jure proporcional ne de facto maxhoritar. Por jo nje maxhoritar i ndershem mes kundershtaresh, thjesht nje maxhoritar brenda kampit qe inspiron pandershmeri, konfuzion dhe pabarazi. Rreziku qe vota politike te trafikohet si vote krahinore, fisnore apo e korruptuar eshte evident. PS rrezikon qe 7 deri ne 8 reparte kandidatesh me nga 140 kandidate per vetem nje 140 she te saj ti kafshohen shume vota politike. Ketij rreziku duhet ti paraprijme qysh tani.

-Thoni se perceptimi i fitores së garantuar për PS mund të çojë në kandidatura të papërshtatshme. A mendoni se ky rrezik vjen më shumë nga strukturat lokale apo nga individë të veçantë që e shohin partinë si trampolinë karriere?

Duket sikur te disa segmente brenda nesh eshte krijuar perceptimi se meqe fitorja jone eshte e sigurt deti eshte bere kos, dmth mjafton pak gje per te kapur nje vend ne listen e kandidateve. Lista jone do kete 186 kandidate prej te cileve 46 ne pjesen mirefilli proporcionale. Pra ka hapesire pervec shumices se grupit aktual parlamentar te kemi disa dhjetera figura te tjera jashte grupit dhe qeverise. Sigurisht qe deputete te cilet lexojne ne seanca vetem relacionet e qeverise nuk i japin dot brume politik legjislatures se ardhshme. Por shumica e grupit vlen. Pra e kam fjalen mhafton per tu llogaritur aktiviteti i tanishem parlamentar dhe qeverises dhe jo historia e ish kontributeve.

-Cilat kritere të qarta duhet të vendosen për të shmangur deformimin e votës dhe për të siguruar që listat e mbyllura të përfaqësojnë vërtet përzgjedhjen më të mirë të grupit parlamentar?

Mendoj se pergjegjesit politike te qarqeve duhet te jene jashte konfliktit te interesit, pra ne listen proporcionale. Qe te mos mendojne per vota personale, por per votimin e PS. Nderkohe lista duhet te kombinoje pervojen me kontributet dhe vlerat e reja qe duhet te jene provuar ne nivele te tjera pergjegjesie politike, shoqerore apo profesionale.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera