E hënë, 20 Janar, 2025

Petro Koçi: Amerikanët të vendosur për të mbështetur drejtësinë në luftën kundër korrupsionit, ambasadorja Kim flet në emër të DASH

Share

Deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Gjatë një prononcimi për mediat, ligjvënësi Koçi theksoi se ambasadorja flet në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai shtoi se dje ambasadorja i është referuar korrupsionit dhe është një goditje me spektër 360 gradë.

“Ambasadorja nuk flet në emrin personal, flet në emër të DASH. Amerika është një shtet që s’ do e falte kurrë gabimin e një ambasadore. Qendrimet e saj edhe nëse dikush i quan jo diplomatike, janë të rakorduar me DASH. Mendoj që Ballkani është një nga pikat ku ndikimet ruse janë prezente. Sot ambasadorja i është referruar korrupsionit. Tregon që qendrimi i tyre ndaj korrupsionit në Shqipër është gjithëgoditës e besoj se këtë ka dashur të thotë. Është një goditje me spekter 360 gradë, kë të kapë rrjeta e peshkimit. Unë e gjykoj qendrimin e SHBA si një veprim që është shpëtimtar për dejtësinë në Shqipëri”, tha Koçi.

Te tjera

Lajme te tjera