“EURO 2024” ka ulur dje në mbrëmje siparin e ndeshjeve të raundit të 1/16 me sfidën e fundit mes Austrisë dhe Turqisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-2. Golat për ekipin turk u realizuan nga Mehdi Demiral me një dopietë, ndërsa Gregorish shkurtoi diferencën për austriakët, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.
Skuadra e drejtuar nga Vincenco Montela është ekipi i fundit që ka prerë biletën për në raundin çerekfinal ku do të ndeshet me Holandën.
Ekipet e tjera që kanë prerë biletën për në 1/8 janë Anglia, Zvicra, Gjermania, Spanja, Portugalia, Franca dhe Holanda.
Në raundin e 1/16, Gjermania triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 përballë Danimarkës me golat e Kai Haverc me penallti dhe Jamal Musialas.
Anglia ia doli vetëm në kohën shtesë të kualifikohej në 1/8, pasi 90 minutat kundër Sllovakisë u mbyllën në barazim 1-1, por u desh goli i Belingham në minutat e para të shtesës 30 minutëshe që “3 luanët” të prisnin biletën ër në 1/8.
Spanja mposhti me “poker” 4-1 ‘hirushen’ Gjeorgji. Golat për “Furinë e Kuqe” u realizuan Rodri, Fabian Ruiz, Dani Olmo dhe Niko Uilliams, ndërsa Gjeorgjia kaloi e para në avantazh me autogolin e Le Normo.
Zvicra triumfoi 2-0 me Italinë. Heronjtë për kualifikimin e helvetëve ishin Frojler dhe Vargas.
Portugalia u kualifikua në çerekfinale vetëm falë “ruletës së penalltive” kundër Sllovenisë, pasi 120 minutat e këtij takimi përfunduan me rrjeta të paprekura.
Franca mposhti me vështirësi 1-0 Belgjikën. Autogoli i Vertongen kualifikoi “Gjelat” në çerekfinale.
Deri më tani, Holanda është i vetmi ekip që ka bindur me lojë dhe rezultat në këtë fazë të 1/16. “Tuliapanët” shkatërruan me rezultatin e thellë 3-0 Rumaninë. Golat për ekipin e drejtuar nga Ronald Kuman u realizuan nga Gakpo dhe dopietë e Malen.
Çiftet çerekfinaliste janë si më poshtë:
1-Gjermani-Spanjë (05.07.2024, ora 18:00)
2-Francë Portugali (05.07.2024, ora 21:00)
3-Angli-Zvicër (06.07.2024, ora 18:00)
4-Holandë- Turqi (06.07.2024, ora 21:00)