E diel, 20 Prill, 2025

Për herë të parë në Shqipëri, mbahen zgjedhjet e federatës botërore të peshëngritjes! Fiton Jalood, kandidat edhe Piro Dhima

Share

Për herë të parë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, janë mbajtur zgjedhjet për presidentin e federatës botërore të peshëngritjes pak ditë pas kampionatit europian që u mbajt po në vendin tonë. Në total votuan 156 shtete nga 5 kontinente të ndryshme ku fitues u shpall Mohamed Hasan Jalood nga Katari, i cili në raundin e dytë garoi kundër bashkombasit të tij Al Mana. Në total ishin 11 kandidatë për president, mes tyre ish-kampioni Piro Dhima, shqiptari që si sportist garoi për Greqinë dhe më pas u bë president i federatës në vendin fqinjë.

Gjatë asamblesë zgjedhore mbajtën fjalën ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, por edhe presidenti i federatës shqiptare të peshëngritjes.

Aktivitete me vlera kaq të rëndësishme për sportin natyrisht janë një vlerësim për Shqipërinë dhe janë një mbështetje e madhe për një vend të vogël, por që ka talente të mëdha në sport. Aktivitete të tilla shërbejnë edhe për ta promovuar Shqipërinë,”-tha Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit.

“Për realizimin me sukses të këtij kongresi është dashur një punë e madhe dhe vetëm nëpërmjet një bashkpunimi me komitetin olimpik, bashkinë e Tiranës dhe minisrinë e Arsimit dhe Sporteve u bë e mundur që të realizohet në këtë mënyrë të jashtëzakonshme,”-u shpreh Elez Gjoza, president i federatës së peshëngritjes.

Përveç zgjedhjeve të federatës botërore të peshëngritjes dhe kampionatin europian këtë vit Shqipëria do organizojë edhe kampionatin europian për të rinj në peshëngritje.

Te tjera

Lajme te tjera