Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau pamje nga vijimi i punimeve në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve kulluese në zonat bujqësore të Nënshkodrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ka ndarë momente nga puna që po zhvillohet në zonat e Dajçit dhe Trushit, ku po vijon pastrimi i plotë i rrjetit kullues, në funksion të drejtpërdrejtë të tokave bujqësore dhe fermerëve.
“Punë konkrete në terren, aty ku fermerët kanë nevojë për mbështetje”, shkroi Koçiu, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve në infrastrukturën bujqësore.
Sipas saj, pastrimi i kanaleve kulluese synon të përmirësojë funksionimin e rrjetit dhe të krijojë kushte më të mira për administrimin e ujërave në tokat bujqësore të kësaj zone.
Ndërhyrjet në Dajç dhe Trush janë pjesë e punës në terren për mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit, e cila luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe përdorimin sa më efektiv të tokave bujqësore.
Koçiu vuri në dukje se vëmendja ndaj tokës bujqësore dhe mbështetja për fermerët mbeten në fokus të punës.
“Më shumë vëmendje për tokën, më shumë mbështetje për ata që punojnë çdo ditë”, u shpreh zëvendëskryeministrja.
