Kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur “armikun” e radhës në luftën për lirimin e hapësirave publike. Pas aksionit për heqjen e shtesave të lokalve që kishin zënë hapësirat publike, Rama ka urdhëruar heqjen e lavazheve nëpër lagje.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama kërkoi nga pronarët e lavazheve që t’i heqin vetë tendat para se të gjobiten.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama.
