Salla e parlamentit është vendi ku merren vendime për qytetarët. Ligjet që miratojnë deputetët impaktojnë direkt jetën e shqiptarëve, akte të cilat një krah i sallës i sheh si përmirësim i cilësisë së jetesës dhe tjetri si tentativë e radhës për të abuzuar me taksat e tyre.
Kuvendi kryen dy funksione parësore gjatë mandatit të tij. I pari është procesi legjislativ i cili ka të bëj me miratimin e akteve me karakter normativ siç njihen ndryshe, ligjet e shtetit dhe, i dyti është kontrolli i pushteteve të tjera si pushteti suprem që buron nga vota e qytetarëve.
zgjedhjet e 14 majit.
Por nëse vitit 2023 ku pa ndryshime të mëdha, çfarë mund të presim nga Kuvendi për vitin 2024, duke qenë se tashmë veprimtaria legjislative është edhe më shumë nën optikën e Brukselit?
Salla e Kuvendit që ka parë shumë akte brenda sajë, e dëgjuar shumë fjalime në emër të qytetarëve do të përballet me betejën e radhës politike. Afrimi i zgjedhjeve vendore të 14majit do të dëshmojë tensionimin e radhës tashmë tre palësh, me dy opozita të ndara dhe një maxhorancë super solide në vota.
