E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nuk ju plas juve për Sebrenicën

Share

Nga Ilir Demalia

Paftyrsia e antarëve të Parlamentit të Shqipërisë, se kush të tregojë zellin me të madh për dënimet e krimeve në Sebrenicë është nje maskarade se kush ta përdorë për agendat e bandave politike të Parlamentit.
Po ju nuk keni denuar krimet e komunizmit!!


I keni denuar formalisht por nuk është dënuar nje njeri për këto krime. Dhe ju qan zemra ju për Sebrenicën!!!
Ju Sali që furnizonit makinerinë ushtarake të Millisheviçit me nafte me firmën Shqiponja duke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara.

Ju Socialiste që kur Kosova therej e përdhunohej nga forcat paramilitare Serbe, kryetari juaj Nano që tani pensionihet në lagjet me të pasura te aristokracisë vjeneze, puthej në Krete me Millosheviçin dhe deklaronte se Kosova është çeshtje brendeshme e Serbise.

Ti Edi Rama që dobsinë për serbët e ke të kahershme sa mezi c’prite të vijë dita ti nënshtrohesh Vuçiç idologut te Millosheviçit për pastrimin në Bosnjë dhe Kosovë duke anashkaluar Kosovën me Ballkanin e Hapur. Ti që nderove me “Çelsin e Tiranës” këngtarin shovinist Bllagojeviç.

Jo me larg se dje në emisionin Opinion, u çfaq për të katërten herë brënda 6 muajve duke e promovuar me genjeshtra dhe mashtrime librat e tij dhe punen që ka bërë kryekrimineli Hetuesise së Përgjithëshme të Republikës Socialiste të Shqipërisë Qemal Lame, për demokratizimin e Shqipërisë dhe si ka shpëtuar shërbëtorin tjeter të regjimit Ismail Kadare dy herë nga arrestimi nga Enver Hoxha?!!! Fevzi Korani ku ju shërben ju ashtu si i ka shërbyer Trungut Kallzimeve dje dhe ka detyrime sot për Lam-Lamet, nuk e tha një fjalë një nga socialistë për këtë turp. Por as nje nga “antikomunistët” demo(n)kratë të komunistit-antikomunist si komunisti i fundit që turbullon dynjanë ende pas 30 vjetësh në Europën lindore të SALI Berishës.

Nuk doli nje gazetar nje emision të shkruaj për këtë skandal ku për të katërten herë promovohet në emisionin OPINION kryekrimineli Hetuesise se RPSSh nga viti 1982-1991. Kazanëria mediatike mezi pret të shkoj ke Korani dhe Korani ti kthej viziten.

Nuk doli një shoqatë të persekutuarish që udhehiqen nga ish spiune te Sigurimit të nderuar nga Presidenti për merita te veçanta si Besim Ndregjoni dhe në vazhdimsi nga Presidenti Meta siç dekoroj Gani Vilën në Detroit ish komandantin e kufirit në Sarande dhe spiunin e Sigurimit me pseudonimin “Fiku”me thesin e dekoratave që kish marre me vete.

Nuk doli asnjë nga instituti i krimeve të komunizmit apo shoqata Ajdenahuer qe merr fonde nga Gjermania për dekomunistizimin që strehon kryekriminelin e hetuesisë së Shqiperise gjate regjimit komunist.
Kësaj kllounade që luani çdo ditë në atë hale që ju e quaniParlament i ka dalë boja dhe Ju jeni vetëm një pordhament që po qelbni dynjanë.

Te tjera

Lajme te tjera