E mërkurë, 22 Janar, 2025

Nis hakmarrja e ashpër, paralajmërohet arrestimi i Aleksandër Vuçiçit nga Kroacia, “fuçia e barutit” gati të shpërthejë në Zagreb

Share

Një luftë e ashpër ka filluar së fundmi mes Serbisë dhe Kroacisë. Gjithçka filloi nga një bllokim i hyrjes për në Zagreb ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga qeveria kroate. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Vuçiç pretendoi ditën e djeshme se Kroacia mund ta arrestojë.  Presidenti serb tha ditën e djeshme se është gati për aktakuzën dhe arrestimin me të cilin kërcënohet në Kroaci për shkak të deklaratave të tij nga viti 1995, por ai kërkon vetëm që të lejohet të vizitojë Jasenovacin dhe të bëjë homazhe për viktimat. “Shikoni se çfarë ka shkaktuar dëshira ime për të vendosur një lule në Jasenovaç. Unë nuk thashë asnjë fjalë të shëmtuar,” u tha Vuçiç gazetarëve në Oseçinë kur u pyet për vazhdimin e fushatës në mediat kroate kundër tij dhe njoftimin të një aktakuze të mundshme. “Shikoni çfarë histerie ka shkaktuar”, tha Vuçiç ku paralajmëroi sërish  se mund ta arrestonin. “Për çfarë? Për shkak të fjalëve të vitit 1995? Nuk është problem, unë jam gati, përderisa më lënë të shkoj në Jasenovac për të vendosur një lule. Ne mund të ngremë aktakuza të tilla kundër udhëheqësve të tyre. Është kaq budalla dhe e pakuptimtë që unë nuk kam fjalë që një njeri kaq serioz merret me budallallëqe”, tha Vuçiç.

Si nisi përplasa?

Vuçiç nuk mundi të vizitonte Jasenovaçin, ish-kampin e përqendrimit i krijuar në fshatin me të njëjtin emër nga autoritetet e ish-Shtetit të Pavarur të Kroacisë në Jugosllavinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore pak javë më parë. Bëhet fjalë për ish-kampin e tretë më të madh të përqendrimit në Evropë i krijuar në muajin Gusht të vitit 1941 dhe funksionoi deri në muajin Prill të vitit 1945 ku të burgosurit u vranë kryesisht me përdorimin e thikave, çekiçëve dhe sëpatave. Në Jasenovaç, shumica e 100 000 viktimave ishin serbë etnikë. Të tjerët ishin hebrenj romë dhe kroatë. Serbia ju dërgoi një notë proteste autoriteteve kroate duke e konsideruar si të tmerrshëm vendimin e tyre për ndalimin e Vuçiç dhe paralajmëruan kundërmasa. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, deklaroi se Kroacia nuk ishte e informuar zyrtarisht për vizitën e Vuçiç ky nuk ishte një udhëtim për në det. Sipas kryediplomatit kroat, Serbia nuk është përballur me të kaluarën sidomos me çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende. Pasi gjithçka erdhi pa një njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, pasi Vuçiç synonte që të kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, nga entiteti i saj Republika Srpska për të vijuar me tej ne token kroate.

Kroacia kundër “botës serbe”

Qeveria kroate thotë se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci. Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, “Nuk respektoi asnjë protokoll, donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike. Ai donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive dhe të bënte atë që donte këtu. Por kryeministri Plenkoviç dhe qeveria thanë qartë jo. Ne jemi një vend i pavarur, anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë këtu. Politika e “botës gjithëserbe” në Kroaci nuk do t’i funksionojë”, raportoi pak kohë më parë media kroate.

Hakmerret Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.  “Të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin. Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dëshironte të vizitonte privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Bërnabiç gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiçin të vizitojë privatisht Jasenovac, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.

Te tjera

Lajme te tjera