E hënë, 19 Janar, 2026

Nga sot nis tërheqja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Share

Duke filluar nga sot, 1 dhjetor, pensionistët mund të tërheqin bonusin e fundvitit.

Ka qenë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila ka njoftuar lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Nga sot, pensionistët në të gjithë vendin mund të përfitojnë bonuset e fundvitit në masën 10,000 – 15,000 lekë. Ky bonus është një mbështetje e merituar për mbi 500 mijë përfitues. Posta Shqiptare njofton se tërheqja e bonusit kryhet në të gjitha zyrat e pensionit, pa procedura shtesë dhe pa vonesa”, shkruan Ibrahimaj.

541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë pensionistë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin 10 mijë lekë shpërblim.

Kostoja e përgjithshme e bonusit është vlerësuar në 10.4 miliardë lekë, dhe ai mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor.

Për ata që nuk mund ta bëjnë këtë gjatë periudhës së dhjetorit, bonusi mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026.

Pas këtij afati, bonusi parashkruhet, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Te tjera

Lajme te tjera