Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online.
Dhe njofton se duke nisur nga dita e sotme qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit eAlbania edhe për 5 shërbime të tjera, duke e çuar në 39 numrin e shërbimeve online.
Shërbimet në fjalë janë si më poshtë:
- Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
- Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
- Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
- Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
- Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm
