E martë, 10 Nëntor, 2026

Nga rritja e performancës së nëpunësve civilë, te rritja e cilësisë së shërbimeve online dhe miratimi i ligjit të ri për Dhomat e Tregtisë , ministret Milva Ekonomi dhe Edona Bilali prezantojnë objektivat për vitin 2023

Share

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali bënë bilancin e vitit që lamë pas dhe prezantuan objektivat për vitin 2023.

Në vitin 2023, objektiv i Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen është përfshirja në nivelet më të larta të vendimmarrjes të shoqatave të biznesit dhe miratimi i ligjit të ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Në vitin 2022 u bë draftimi i ligjit si dhe pati rritje të nivelit të bashkëpunimit mes qeverisë me dhomat e shoqatave të biznesit.

“Sot funksionon Dhoma e Tregtisë si shoqatat e biznesit. Kanalet e komunikimit midis bizneseve drejt qeverisë janë nga më të ndryshmet ku ankesat trajtohen në një kanal të dedikuar siç është bashkëqeverisja por ka shumë tematika për përmirësimin e klimës, mënyrën e të bërit biznes që nevojiten të paraqiten në tavolinën e të bërit biznes. Në 2023 do të riaktivizojmë një strukturë e cila ul pjesën më të lartë të qeverisë, kryeministrin dhe ministra të liinjës dhe nga ana tjetër përfaqësues të bizneseve sipas sektorëve apo shteteve”, tha Bilali.

Për startup-et përmes të cilave kompani apo individë të cilët hedhin në treg ide të reja inovatore, ministrja Bilali tha se ende nuk e kanë një rezultat të statistikave por përmend 3 histori suksesi, makineria Inoteca, aplikacioni POK dhe shitja online e pjesëve të këmbimit përmes LEKO.  Panairi i parë rajonal i industrisë automotive në Shqipëri që nuk operon vetëm në vendin tonë ishte një ndër arritjet e vitit 2022. Këtë vit do të ketë një edicion të dytë për të zgjeruar ofertën e kompanive ekzistuese.

Për ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, prioritetet e 2023 do të jenë hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore të standardeve minimale digjitale, trajnimi për pikat fokale për Open Government Partnership në bashkëpunim me sekretariatin, ndjekja e Good Fovernance me fokus kërkesat për disbursim, ndjekja e botimeve të Instat, certifikimi i agjensive kryesore shërbim ofruese me ISO 9001 dhe analiza e raporteve të mbledhura nga DAP.

Prioritetet e 2023, Ekonomi: Do përmirësohet cilësia e shërbimeve online! Do ndiqet performanca e nëpunësve civilë dhe raportet e INSTAT

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi përmend fiskalizimin si një nga sukseset e vitit 2022 që ishte 100% te biznesi i madh dhe 93% tek i vogli. Po ashtu thotë se është bërë revolucion me cilësinë e shërbimeve online.  

Ekonomi përmendi edhe prioritet e 2023 duke nisur nga cilësia e shërbimeve deri te performanca e nëpunësve civilë dhe shqyrtimi i raporteve të INSTAT.

“Viti 2023 do të na vërë në punë që cilësia e shërbimeve online të jetë në përmirësim. Nisma e qeverisë nuk është vetëm për shërbimet qendrore por edhe vendore. Është e rëndësishme që të hafrtojmë një listë të unifikuar për standardet e shërbimeve. Sa i takon Open Government Partnership, është e rëndësishme të thërrasim opinionet e shoqërisë civile në hartimin e këtij plani. Situata tjetër e rëndësishme është që të kemi institucione të mira që të bëjnë punët. Vendosja e praktikave operacionale është shumë e rëndësishme se është sfidë e madhe pasi përmirëson jetën e brendshme të çdo administrate ndaj po bashkëpunojmë me UNDP. Performanca e nëpunësve civilë është një tjetër detyrë e 2023. Performanca e individit nuk lidhet me ate te institucionit. Do të vijojë ndjekja e botimeve të INSTAT si dhe certifikimi i agjensive kryesore shërbim ofruese me ISO 9001”, tha Ekonomi.

Te tjera

Lajme te tjera