E hënë, 21 Shtator, 2026

Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton spektakël; ja çfarë rezervuan goglat

Share

Shorti i Champions League për sezonin e ri, i hedhur këtë të enjte në Monte Karlo, ka rezervuar një sërë përballjesh spektakolare në fazën e ligës. Goglat kanë prodhuar disa duele gjigantësh, duke premtuar një sezon të jashtëzakonshëm në kompeticionin më prestigjioz europian.

Ceremonia nisi, si zakonisht, me himnin e Champions League, përpara se UEFA të ndante edhe disa prej çmimeve të veçanta. Më pas, vëmendja u përqendrua te shorti, me Tierri Henri dhe David Vija që përcaktuan fatin e skuadrave.

Kampionët në fuqi të PSG-së do të përballen në shtëpi me Barcelonën, ndërsa francezët do të kenë edhe dy transferta të vështira në Angli, përballë Mançester Sitit dhe Aston Vilës.

Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton

Edhe Barcelona ka një tjetër sfidë të madhe, pasi përveç transfertës në Paris, do të presë në shtëpi Mançester Sitin.

Spektakël pritet edhe për Real Madridin. “Los Blancos” do të presin Interin në shtëpi, ndërsa do të udhëtojnë në Londër për t’u përballur me Arsenalin.

Skuadra angleze, nga ana tjetër, do të ketë një transfertë të fortë në Mynih ndaj Bajernit, ndërsa në shtëpi do të presë Borusian e Dortmundit.

Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton

Bajerni i Mynihut do të përballet gjithashtu me Atletikon e Madridit, ndërsa një tjetër transfertë e vështirë e pret në Angli, ndaj Mançester Junajtid.

Interi do të ketë përballë Liverpulin në shtëpi, ndërsa në transfertë do të luajë ndaj Realit të Madridit dhe Borusias së Dortmundit.

Nga Real-Arsenal te Siti-Barcelona dhe Inter-Liverpul, Champions premton

Ekipet që përfundojnë në fund të tetë ndeshjeve në tetë vendet e para kualifikohen direkt për në raundin e 1/16-ve. 16 ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të shkojnë në play-off, ku tetë prej tyre do të kualifikohen për në raundin e 1/16-ve.

Ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të eliminohen dhe e mbyllin këtu rrugëtimin në Europë.

Ndeshjet e para do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026, me raundin e fundit të caktuar për 27 janar 2027. Finalja spektakolare do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në “Metropolitano” më 5 qershor 2027.

Te tjera

Lajme te tjera