E premte, 16 Maj, 2025

Nga kujdesi për motrën, te vështirësitë e jetës, Drini Zeqo rrëfen gjithçka pas largimit nga BBV

Share

Gazetari Drini Zeqo edhe pse pati një qëndrim të shkurtër në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, atë të Big Brother Vip, ka thënë se reagimet që ka marrë pas eksperiencës ishin të jashtëzakonshme.

Drini ka thënë se ato ditë brenda shtëpisë i kanë lënë ndjesi të mira.

“Ndjesi që provohet njëherë në jetë. Tani që jam jashtë, vetëm ato pak ditë kanë lënë shije të mirë te njerëzit dhe kjo më jep një ndjesi. Ne njerëzit e medias, sado ta kesh rrogën apo i kuruar, kur të krijon një urë mes teje dhe njerëzve është gjëja më e madhe. Kjo është gjëja që më ka ngrohur më shumë. Halli është si ti përgjigjemi pyetjes pse nuk futesh pak”, tha Drini.

Moderatori ka treguar të gjitha vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, si edhe për problemet shëndetësore të motrës së tij, që ishte dhe arsyeja përse Drini u detyrua të linte shtëpinë.

“Problematikat e motrës, janë një gjë shumë e shpeshtë kudo, por që pak flitet. Fillon me ca shenja të vogla për tu agravuar. Ndonjëherë nisin me atë lodhjen, për të vazhduar te situata që nuk do të kesh kontakte me botën jashtë dhe është i nevojshëm kontakti me mjekun. Ne jemi në një situatë, ajo është një vajzë e rritur që është e pjekur mjaftueshëm për ta trajtuar, kjo është gjysma e punës, eksperienca ime prej 12 vitesh, gjysma e punës është të pranosh që ke një problem. Më ka ndodhur një proces shumë i çuditshëm, sa shumë njerëz më ka thënë sa mirë bëre që fole për këtë se shumë njerëz kanë frik dhe ankth që ta pranojnë. Gjithë kjo vala e madhe e kësaj mbështetjes, lidhet me faktin se njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë.  Ajo më shihte, ishte e kënaqur, madje po e shijonte. Atë dit e gjeta duke parë Big Brother dhe u habit, nuk e priste që kisha vendosur të lija Big Brother. E përqafova. Vendosa t’i qëndroja afër”, ka treguar Drini për momentin e largimit nga shtëpia BBV.

Nëse do të rikthehej në Big Brother, Drini tha se do të ndryshonte sjellje për Ilnisën.

“Do të shmangia Ilnisën. Mendoj që po bën një lojë, larg mënyrës sesi e kisha përfytyruar. Kisha perceptuar një sjellje tjetër, në pozicionin e një gazetareje”, ka treguar Drini për Top Channel.

Te tjera

Lajme te tjera