FIFA ka bërë publike listën e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e Kupës së Botës 2026, turne që do të zhvillohet gjatë verës në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e organizimit të përbashkët me Kanadanë dhe Meksikën.
Pas një procesi disa mujor përzgjedhjeje dhe vlerësimi, organi qeverisës i futbollit ka finalizuar emrat e arbitrave nga të gjitha konfederatat, duke përfshirë edhe disa figura që kanë qenë në qendër të kritikave gjatë sezonit të fundit.
Emra të diskutuar dhe surpriza në përzgjedhje
Në listë bën pjesë edhe rumuni Istvan Kovaç, i cili është kritikuar për vendime të diskutueshme, përfshirë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atletikos.
Ndërkohë, bie në sy fakti që nga Italia është përzgjedhur vetëm një gjyqtar kryesor, Maurizio Mariani, ndërsa arbitrat e tjerë italianë janë caktuar në rolin e VAR-it. Ky konsiderohet një rast i rrallë krahasuar me turnetë e mëparshëm.
Përfaqësimi i gjyqtareve femra
Një element tjetër i rëndësishëm është përfshirja e dy gjyqtareve femra në rolin e arbitrave kryesorë: Katia Garsia nga Meksika dhe Tori Penso nga Shtetet e Bashkuara.
Ky zhvillim pasqyron trendin në rritje të përfshirjes së grave në nivelet më të larta të arbitrimit ndërkombëtar.
Lista përfshin arbitra nga të gjitha konfederatat:
UEFA: Majkëll Oliver, Antoni Tejlor, Fransua Leteksie, Klement Turpe, Feliks Zvajer, Maurizio Mariani, Deni Makeli, Espen Eskas, Szimon Marciniak, Zhoao Pineiro, Istvan Kovaç, Slavko Vinçiç, Alehandro Hernandez Hernandez, Glen Nyberg, Sandro Sharer.
AFC: Adham Makhadmeh, Ning Ma, Alireza Faghani, Jusuke Araki, Abdulrahman Al Jasim, Khalid Al Turais, Ilgiz Tantashev.
CAF: Mustafa Ghorbal, Pierre Atço, Amin Mohamed, Xhalal Xhajed, Dahane Beida, Omar Abdulkadir Artan, Abongile Tom.
CONCACAF: Dru Fisher, Huan Kalderon, Said Martinez, Oshan Nejxhon, Cesar Ramos, Katia Garcia, Ivan Barton, Ismail Elfath, Tori Penso.
CONMEBOL: Jael Falkon Perez, Dario Herrera, Fakundo Tejo, Ramon Abati, Rafael Klaus, Uilton Sampaio, Kristian Garaj, Andres Rohas, Huan Gabriel Benitez, Kevin Ortega, Gustavo Tehera, Hesus Valenzuela.
OFC: Kampbell-Kërk Kauana-Uo.
