E hënë, 20 Janar, 2025

Nesër negociatat Moskë-Kiev, në tryezë armëpushimi

Share

Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.

Në natën e 7-të të luftës, ne Kiev ka pasur shpërthime të tjera nga raketat ruse, ku një prej tyre ka ndodhur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa ushtria dhe vullnetarët ukrainas janë duke u përgatitur për të pritur ushtrinë ruse. Raketa e cila ra në stacionin hekurudhor. kishte si qëllim që të godiste Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.  Raketa u rrëzua nga sistemi anti-raketor dhe ra pranë stacionit kryesor hekurudhor të kryeqytetit. Nuk raportohet për të lënduar. Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit në Ukrainën jugore, pranoi se qyteti është nën kontrollin rus.

Te tjera

Lajme te tjera