Nga Ilves Seliman
“Një ditë do të rritesh, do të largohesh prej meje, nuk do të duash më që të të gudulis, nuk do të duash më të flesh në shtrat me mua.
Do të vishesh vetë dhe nuk do kërkosh dorën time për të zbritur shkallët, nuk do të vraposh më drejt meje me lot në sy nga frika e errësirës, nuk do të më kërkosh më mes njerëzve.
Do pyesësh veten pse të telefonoj 10 herë në ditë, pse të kërkoj me sy në mes të njerëzve, pse vazhdoj të të kopsis këmishën, do të pyesësh veten pse e dua tashmë dorën tënde për të ngjitur shkallët.
Dhe nganjëherë do të më urresh, do ma mbyllësh derën në fytyrë, do pyesësh veten “pse më ke si nënë mua dhe jo një tjetër”…
Ndërsa unë, do ta ndjej veten sikur po vdes brenda meje dhe me zemër e sy mbase të përlotur do të trokas përsëri në derën tënde sepse një nënë gjithmonë kthehet tek djali i saj.
Dhe dije dashuria ime: që pas të gjitha ‘përseve’ të tua, ekziston vetëm një siguri dhe është dashuria ime për ty.
Unë do të jem siguria e të gjitha dyshimeve tuaja, do të jem drita në momentet e tua më të errëta, gjithmonë do të jem nëna jote dhe ti gjithmonë do të jesh jeta ime …”, më tha mami.
Ju lutem lexojeni me kujdes këtë mesazh: Nene eshte qenia me e mire dhe me e dashur ne bote. Nena eshte diamanti jone me i vlefshem ne bote. Nëna është në të vërtet jeta, nëna është diamant, ju lutem dhe përgjërohem duajeni atë!