E hënë, 9 Nëntor, 2026

Në Tropojë park eolik 600 MW, ndër më të mëdhenjtë në Evropë! Rama: Po shkojmë drejt sovranitetit të plotë energjetik

Share

Shqipëria po shkon drejt objektivit për sovranitet të plotë energjetik brenda kësaj dekade tha kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për Parkun e energjisë së erës në Tropojë.

Ky projekt, investim i kompanisë amerikane CËP, që është lider i energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore, do të ndikojë në uljen ndjeshëm të varësisë nga importet, tha kryeministri Rama.

“Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu si duhet dhe në harkun e 12 muajve pa llogaritur periudhën kur dimri është intensiv, ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna tek prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti”, tha Rama.

Praninë e kompanive ndërkombëtare në garat e sistemit energjetik, Rama i cilësoi sukses, ndërsa korrupsionit në këtë sektor sipas tij është një fenomen i lënë pas.

“Sektori energjetik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare dhe i një pranie masive të kompanive me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar në pjesëmarrjen në këto gara dhe më vjen jashtëzakonisht mirë ta nënvizoj, meqë jemi në një faze të historisë sonë kur fjala korrupsion është si ato këpucët e modës, që po nuk e nxori njeriu nga goja duket sikur nuk është në mode. Nuk ka një kompani të vetme, serioze që ka marrë pjesë në këto gara, që të ketë shprehur një rezervë sado të vogël, lidhur me integritetin e garave dhe me proceset e stabilizuara dhe të konsoliduara në këtë sektor”, tha Rama.

Parku eolik në Tropojë me një kapacitet prej 600 MË, i mbështetur edhe nga Komisioni Evropian, konsiderohet një nga projektet më madhore energjetike të Shqipërisë. Më herët përfaqësues të qeverisë e kanë cilësuar si ndër më të mëdhenjtë në Evropë.

Deri në 2030-tën, qeveria synon të diversikojë portofolin energjetik me atë të rinovueshme nga era dhe dielli që pritet të arrijnë në vlerën e 30% të prodhimit të brendshëm energjetik në vend.

Te tjera

Lajme te tjera