Kryeministri Edi Rama duket se po e kupton pas 11 vitesh pushtet që taksa progresive rrënoi qytetarët, sidomos shtresën e mesme dhe të gjithë ata që marrin një pagë mbi 60 mijë lekë. Kryeministri Edi Rama ka transmetuar këtë të shtunë podcastin e tij të radhës. Këtë herë, kreu i qeverisë zhvilloi një bashkëbisedim me disa sipërmarrës të cilët treguan dhe eksperiencat e tyre. Pasi i dëgjoi kreu i qeverisë premtoi lehtësime nga ana e shtetit për sipërmarrjet, ndërsa u shpreh se qeveria ka në plan uljen e e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta. “Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund t’i vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa”, deklaroi Rama. Megjithatë do të duhet të presim qershorin për të mësuar më shumë mbi projektin, ndërsa aktualisht ju informojmë se pagat deri në 50 mijë lekë kanë 0 tatim mbi të ardhurat. Kur janë rrogat mbi 50 mijë lekë deri 60 mijë lekë, tatimi nis nga paga 35 mijë lekë dhe tatohet 13%. Pastaj rrogat deri 200 mijë lekë tatohen 13%, kurse mbi 200 mijë lekë tatohen me 23%. Ky taksim vjen si rrjedhojë e taskës progresive. Ndërkohë nëse kjo e fundit do të rishikohet sikundër pohoi kryeministri Edi Rama këtë fundjavë, atëhere qytetarët do të taksohen me taksën e sheshtë, e cila është 10%.about:blank
Paralelizmi për raportin e taksave
Për të bërë një paralelizëm për raportin taksave të ulëta dhe cilësisë së ulët të shërbimit Rama tregoi historinë me policin në stadiumin Partizani kur ishte i vogël. Atëherë luante Partizani me 17 Nëntorin.about:blank
“Një tifoz i Partizanit çohet e bërtet.
Dhe polici i thotë : Mos bërtit ulu!
Tifozi: Futboll është ky? Po kemi paguar biletë
Policia: 10 lekë ke paguar, 10 lekë futboll do shohësh.
