E shtunë, 18 Janar, 2025

Në prag të telefonatës me Putin, Vuçiç fton Malin e Zi që të bashkohet me “Ballkanin e Hapur”, Scholz vizitë në Beograd për të bllokuar “kalin e Trojës” së Rusisë

Share

Me një Serbi që bashkëpunon kaq hapur politikisht dhe ekonomikisht me agresorin rus, Ballkani i Hapur rrezikon të bëhet kali i Trojës i Putinit në Ballkanin Perëndimor.  Bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë, përfaqëson mundësinë më të mirë të Putinit për të ndërtuar dhe përdorur në mënyrë efektive levat ekonomike në rajon, me Ballkanin e Hapur, pasi projekti i krijuar nga Vuçiç bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, synon të promovojë lidhjet ndërmjet tre vendeve për të krijuar përfundimisht një treg të vetëm për mallrat, shërbimet dhe kapitalet. Ballkani i Hapur mund t’i mundësojë Rusisë të shfrytëzojë avantazhin e saj më të madh ndaj Ballkanit Perëndimor, atë të ndikimit ekonomik. Por mesa duket Gjermania nuk do ta lejojë një gjë të tillë të ndodhë. Kancelari gjermane Olaf Scholz ka planifikuar të vizitojë Serbinë më 10 qershor dhe siç shkruajnë mediat serbe, tema kryesore do të jenë qëndrimi i Serbisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe Ballkani i Hapur. Sipas burimeve në Serbi, qeveria aktuale gjermane nuk e mbështet projektin “Ballkani i Hapur” në të cilin marrin pjesë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe sipas tyre është e sigurt që Scholz do të tërheqë vëmendjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur bashkëpunimin rajonal përmes Procesit të Berlinit. Presionet e forta do të vijnë pas sinjaleve të Vuçiçit, i cili ka ftuar ditën e djeshme edhe Malin e Zi të bashkohet në Ballkanin e Hapur. Presidenti serb Aleksanar Vuçiç tha se kishte ftuar kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, me të cilin foli në Davos, për t’iu bashkuar një darke të ardhshme në Ohër si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, duke shtuar se ai kishte biseduar edhe me presidentin maqedonas Steve Pendarovski dhe shkurtimisht me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. Kjo ftesë erdhi në prag të telefonatës së Vuçiçit me Putinin.

Kancelari Scholz kundër “Ballkanit e Hapur”

Gjermania i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit. Pas takimit që zhvilloi me homologun e Kosovës, Albin Kurti, shefi i ri i qeverisë gjermane deklaroi se dëshiron të riaktivizojë këtë proces nëpërmjet firmosjes së 4 marrëveshje kryesore për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, lirinë e udhëtimit me karta identiteti, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendeve të treta dhe njohjen e kualifikimeve akademike. Në këtë mënyrë, kancelari Scholz mënjanon nismën e përbashkët midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e quajtur “Ballkani i Hapur” duke i dhënë një goditje direkte kryeministrit shqiptar Edi Rama, president serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski. Ai konfirmoi se pas muajit qershor do të ftojë në Berlin udhëheqësit e 6 vendeve të sipërpërmendura.

Vuçiç fton Abazoviçin në “Open Balkan”

Presidenti serb Aleksanar Vuçiç tha se kishte ftuar kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, me të cilin foli në Davos, për t’iu bashkuar një darke të ardhshme në Ohër si pjesë e nismës Ballkani i Hapur, duke shtuar se ai kishte biseduar edhe me presidentin maqedonas Steve Pendarovski dhe shkurtimisht me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç. “Nuk unë jam mikëpritësi i takimit në Ohër, por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski. Ama si mysafir dhe pjesë e ‘Open Balkans’, e ftova Abazoviçin që pas disa ditësh të vijë në një darkë të përbashkët”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve në Davos. Ai shtoi se ka besim mes Beogradit, Shkupit dhe Tiranës dhe se bashkëpunimi ekonomik është në rritje. Vuçiç u shpreh se ka pasur një bisedë korrekte me Pendarovskin në Davos dhe se dy vendet kanë marrëdhënie të mira. Ndërsa, Abazoviç shkroi në Tëitter se Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. “Marrëdhëniet me Republikën e Serbisë janë prioritet, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Abazoviç.

Te tjera

Lajme te tjera