E enjte, 6 Gusht, 2026

Na lini të frymojmë…

Share

Nga Tritan Kalo, mjeku i njohur infeksionist

Plani francez i rregullimit të qendrës së Tiranës, parashikonte VETËM pesë kulla në hapësirat e kësaj zone…..Ky plan i tanishëm kullëzimi pa fre i Tiranës jo vetëm në qendër, çfarë emri ka: belg, danez, englez, italian, gjerman apo kinez….Nga kryeqyteti i dytë në Europë për nga sipërfaqja e gjelbërt për banorë më 1990 me mbi 12 metër katror, sot rrezik jo vetëm që jemi të fundit por as 0.12 metër katror gjelbërim nuk ka mbetur për qytetarët e saj….NUKU U NGOPËT more politiqenër ME PARA BETONI, KULLASH, VELIERASH apo HALERASH….As me satelitët ku ju huazoni disa minuta në ditë, dhe ne na i ofruat e faturuat sikur të ishin tonat, NUKU jeni në gjëndje tashmë ta shquani këtë katrahurë urbanistiko-mjedisore të Tiranës….Çfarë do të frymojnë tash e tutje shqiptarët e Kryeqytetit të të gjithë Trevave Arbërore, pluhur kancerogen të çimentos apo gazrat me PbO dhe CO të makinave pa fund në rrugët e tij? Apo JU vetë shumë pak ju intereson kjo gjë  përpos parave që po bëni, sepse JU vetë  jetoni në vila rrethuar nga gjelbërimi jashtë Tiranës, ku nuk ju prek mushkëritë në veçanti dhe shëndetin në përgjithësi kjo ndotje mjedisoro-kullësore, të cilën na e bëtë dhuratë për KRYEQËNDRËN e SHQIPTARISË…..Brezat do t’ju mëtojnë të gjithë juve politiqenër të 32 viteve DEMON-KRACI, për këtë rrënim të ardhmërisë së tyre, për një jetë normale në një qytet me tregues normalë jetese…..NË BIZNESET NDËRTIMORE jeni të gjithë së bashku…..MOS po doni në çdo mënyrë që t’i largoni edhe ata pak vendorë të mbetur në Shqipëri, përpos atyre  834.000 shqiptarëve të larguarve vetëm në BE në dymbëdhjetë vitet e fundit…. KRIMET ndaj mjediseve urbane por edhe ato ndaj mjediseve të zonave me potencial të lartë zhvillimi e punësimi kudo në Shqipërinë e këndej Drinit, janë VEPRA të rënda PENALE….Kanë sy këta prokurorë apo gjykatës të vetinguar të shohin këtë katrahurë urbane, si dhe të evidentojnë shkeljet e ligjeve të urbanistikës dhe të normave ndërtimore? NUKU i shihni se si i “bën një rrethim kullësor” kullës simbol të Sahatit të Tiranës?!…..Apo edhe atyre ua kanë zënë sytë paratë e Cannabis sativa, të tenderave, konqen-sioneve, ppp-rave, etj….Ju vetë ligjzbatues të këtij vendi si dhe fëmijët tuaj a nuk po e thithni këtë ajër vrastar?!?!….NËSE ZBATUESIT E LIGJIT të cilët paguhen jo keq nga taksat tona nuk ndërhynë si e sa duhet, Tirana shumë shpejt do të njohë një ndotje mjedisore si Pekini jo shumë vite më parë…..Quo vadis Shqipëria ime!!!!”.

Te tjera

Lajme te tjera