Nga shërbimi rajonal, shërbimet e tjera të sigurisë e deri te mediat e atyre vendeve që paraprakisht akuzuan Serbinë se është e qartë që me urdhër të Rusisë do të pushtojë të ashtuquajturin shtet sovran, edhe pse sipas akteve ndërkombëtare është vendi ynë”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrëmë vonë në një bisedë telefonike në ‘TV Pink’ deklaroi se shpreson për mospërshkallëzim të situatës në Kosovë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Tani e kemi përfunduar takimin në Shtabin e Përgjithshëm, ndërsa para tij gjenerali Millan Mojsilloviç (Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë) ka biseduar me komandantin e KFOR-it. Është e rëndësishme që biseda u zhvillua në një atmosferë korrekte, në mënyrë profesionale dhe janë pranuar detyrimet e të dyja palëve, sidomos në shkëmbimin e informacionit, sepse ka pasur shumë të pavërteta dhe dezinformata. Në mesnatë presim një bisedë me komandantin e KFOR-it, Goran Rakiq dhe përfaqësues të serbëve. Kemi kërkuar nga institucionet ndërkombëtare që të ndikojnë që pala shqiptare të shtyjë vendimet para se të takohemi sërish në Bruksel dhe gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore. Shpresoj që sonte ose nesër situata do të deeskalojë”, tha presidenti serb.
Ai i shprehu falënderim të madh serbëve të Kosovës për përmbajtshmëri dhe atyre që e kanë mbështetur Serbinë duke shtuar se është duke punuar në qetësimin e situatës.
“Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim, Serbia do të fitojë” – potencoi Vuçiç dhe deklaroi se aksioni i Prishtinës në Kosovë prej kohësh është planifikuar por edhe se Beogradi është duke bërë gjithçka për ta qetësuar situatën.
Vuçiç vuri në dukje se sipas të gjithë asaj që është bërë dhe thënë po dëshmohet se sa gjatë është përgatitur aksioni i sulmit mbi Serbinë.
“Nga shërbimi rajonal, shërbimet e tjera të sigurisë e deri te mediat e atyre vendeve që paraprakisht akuzuan Serbinë se është e qartë që me urdhër të Rusisë do të pushtojë të ashtuquajturin shtet sovran, edhe pse sipas akteve ndërkombëtare është vendi ynë”, tha Vuçiç, transmeton nga Prishtina ‘Pamfleti’.
Ai shtoi se ka pasur shpjegime të çmendura se Serbia nuk ka të drejta, ndërsa të tjerët kanë dhe tha se kjo është matricë e përgatitur dhe të shihet se si do të duket kur do të vijmë në incidente më serioze.