E hënë, 13 Janar, 2025

Moska shton provokimet, tregon 4 arsyet se përse Putin mund të shtypë butonin e armëve bërthamore

Share

Rusia ka provokuar sërish me përdorimin e armëve bërthamore. Këtë herë ka qenë ish-presidenti Dmitry Medvedev, i cili ka thënë se Moska ka të gjithë të drejtën e saj të shtypë butonin bërthamor. Duke folur për “CNN”, ai ka listuar një sërë arsyesh se përse Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore.

“Ne kemi një dokument të veçantë për parandalimin bërthamor. Ky dokument tregon qartë arsyet pse Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armë bërthamore. Ka disa prej tyre, më lejoni t’ju kujtoj: Numri një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj. I treti është një sulm ndaj një infrastrukture kritike që do të paralizojë parandaluesit tanë bërthamorë. Dhe rasti i katërt është kur ka një akt agresioni kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili rrezikoi vetë ekzistencën e vetë vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, domethënë me përdorimin e armëve konvencionale”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera