E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Misioni për Shqipërinë i Lulzim Bashës

Share

Nga Gelsi Selimpërteasi Lulzim Basha është politikani më i sulmuar në Shqipëri. Është sulmuar nga njerëzit e Sali Berishës që nuk duronin shkëlqimin e tij, është sulmuar me urdhër të Sali Berishës, është sulmuar nga ata që nuk bënin dot pazaret e pushtetit me të, është sulmuar nga kundërshtarët e tij politikë dhe, për të arritur kulmin me korruptimin e shefit të FBI-së vetëm për ta përdorur kundër Lulzim Bashës. Më e rënda nga të gjitha janë sulmet me urdhër të Berishës! Sali Berisha ka qenë në listën e të padëshiruarve (i pashpallur) të SHBA edhe para 2005. Të gjithë e dinë që atë se qaste askush. Prandaj i duhej Lulzim Basha, ishte i vetmi aleat i SHBA-ve për shkak të punës së tij në Kosovë dhe lidhjeve me amerikanët. Nuk është rastësi që Sali Berisha vendosi Lulzim Bashën në të gjitha institucionet ku u shënuan arritjet historike të vendit. Sali Berisha nuk është budalla, ai i kishte provuar të tjerët në qeverisje dhe e dinte sa vlenin.

Por ndërsa i duhej suksesi, Berishës nuk i duhej një Bashë i fortë, prandaj njerëzit e tij më të afërt e sulmonin dhe akuzonin më fort. Edhe sot Sali Berisha e di peshën e Bashës, prandaj ka lëshuar të gjithë qentë e tij ta sulmojnë. Sali Berisha e di që njerëzit që nuk e duan Berishën, janë shumë më shumë se sa ata që e duan. Berisha e di mirë, sepse e ka provuar se vetëm Basha mund të maksimalizojë votat e tyre duke e shndërruar në king maker në politikën shqiptare. Berisha e di se si Basha arriti të rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtaret që u shkatërruan nga Berisha ne mandatin e dytë qeverisës. Të gjithë e dinë që Berishën nuk e takonte më askush. Berisha e di se ai ka zero shpresa për pushtet, aq më pak familja e tij non grata si ai, dhe me një sërë procesesh kundër tij. Prandaj sot Lulzim Basha është i dënuar të qëndrojë jo për vete, se siç e dëshmoi në Këshillin e Europës ai mund të japë kontribute të çmuara dhe të ketë angazhime të forta dhe pa asnjë post, jo për demokratët, jo për mbështetësit e tij që e ndoqën në tre vite luftë të pamëshirshme të Sali Berishës ndaj tyre, por sepse sot është momenti i ndryshimit të madh të vendit. Sot është koha për drejtësi për të përndjekurit, drejtësi për pronarët, drejtësi për dhjetoristët, kauzat e tyre u vodhën dhe abuzuan nga Sali Berisha. Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u dhënë pasuritë e saj 5 oligarkëve, ligjëruar në bashkëqeverisjen me krimin, korrupsionin në bazë të vlerësimit për promovim, zbrazjen e vendit si normalitet. Dhe për këtë sot është koha për drejtësi! Sot është mision historik për këdo që e do Shqipërinë për të luftuar dhe jo për t’u tërhequr. Sot nuk është betejë për demokratët a socialistët, sot beteja është për shqiptarët, për ti dhënë fund pazarit me pushtetin që mban mbërthyer pas karriges Ramën e Berishën.

Te tjera

Lajme te tjera