E martë, 10 Nëntor, 2026

Ministrja Anila Denaj: Bashkëpunim me PNUD për avancimin e sektorit bujqësor

Share

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti sot në një takim përfaqësuesen e PNUD, Monica Merino.

Në takim u diskutua rreth projekteve të mundshme për zhvillimin e zinxhirëve të vlerës në sektorin bujqësor të Shqipërisë.

Denaj bëri të ditur se, biseda u përqendrua në strategjitë dhe ndërhyrjet e nevojshme për të ndihmuar fermerët shqiptarë në arritjen e standardeve të kërkuara për të konkurruar në tregjet elitare.

“Kjo përfshiu diskutime mbi trajnimet, teknologjinë, dhe mbështetjen financiare si mjete kyçe për përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe rritjen e konkurrueshmërisë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Denaj.

“Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thelluar mes qeverisë shqiptare dhe PNUD-it, për avancimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural, si dhe vijimin e punës për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, theksoi ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Te tjera

Lajme te tjera