E martë, 24 Nëntor, 2026

“Merr tendera, poste publike e para”, kush është sekseri mediatik që mban Çelo Hoxhën në krye të ISKK dhe që Edi Rama nga frika i plotëson çdo dëshirë?

Share

Nga Rigels Seliman

Gazeta “SOT” prej disa ditësh ka hapur një temë shumë sensitive për historinë e  Shqipërisë. Bëhet fjalë për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, luftë kjo e cila e rreshtoi Shqipërinë krah aleatëve euro-atlantikë dhe fitimtarë. Por si gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ashtu edhe tani në 30 e ca kusur vite demokraci, historia dhe veçanërisht ajo që ka të bëjë me luftën partizane është arnuar nga historianë të ndryshëm e anti-shqiptarë, të cilët sipas oreksit, janë përpjekur ta përbaltin. Një nga këta është Çelo Hoxha, drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i cili thuajse çdo ditë “vjell vrer” ndaj LANÇ, duke e kthyer në luftë personale për shkak të komplekseve që ka nga e kaluara e tij. Hoxha me mish e me shpirt mundohet të shtrembërojë historinë e luftës partizane. Kontestimi i tij i pabazuar në asnjë fakt dhe dokument, duket se është frymëzuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në fillim të viteve ’90, Rama e cilësonte luftën partizane, si luftë vëllavrasëse dhe mesa duket kreu i ISKK po ecën në gjurmët e shefit të tij. Mirëpo absurdi është se Rama rrjedh nga familje intelektuale, ndërkohë që Çelo Hoxha, i cili nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe mbi të gjitha është bërë i njohur për demaskimin që përpiqet t’i bëj retushimit të historisë komunizmit në Shqipëri, për fat të keq rezulton se disa vite më parë është hetuar për falsifikim. Kot s’thonë që “vesi del me shpirtin”. Kështu që nisur nga fakti që ai është akuzuar për falsifikim dhe për shkak se ka “urrejtje patologjike” për partizanët , Çelo Hoxha po bën dhe me Luftën Antifashiste, duke u përpjekur ta falsifikojë atë. Por pikëpyetja mbi këtë “aferë” skandaloze që është provokuar nga zoti Hoxha, misioni i të cilit është njollosja dhe përbaltja e luftës partizane, duket se mbështetet fort në prapavijë nga një sekser mediatik që e mban atë në krye të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe që kryeministri  Edi Rama nga frika i plotëson çdo dëshirë (tendera, para dhe poste publike). E themi këtë, pasi kreu i ISKK, nuk ka intelekt as për një drejtues i “stallave të lopëve” dhe e ka ulur nivelin intelektual në nivelin e “WC publike” që vijnë “era përç” dhe kontaminojnë kulturën shqiptare. Megjithatë, të ndodhur përpara kësaj situate të paprecedent dhe të pa hasur më parë, madje dhe në vende diktatoriale, gazeta “SOT”, merr përsipër që të mbrojë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke qenë se LANÇ është epopeja më e lavdishme e Shqipërisë, merita këto që janë kanë njohur me dokumenta, aleatët tonë strategjikë sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, por edhe okupatorët gjermanë, pasi në Berlin ndodhen fakte e prova që tregojnë se kanë qenë ballistët dhe zogistët, ata që bashkëpunuan me nazifashistët dhe jo partizanët, sikundër pretendon Çelo Hoxha.

Te tjera

Lajme te tjera