E enjte, 6 Gusht, 2026

Mediat e qenefit, gladiatorët e amfiteatrit kryeministror

Share

Nga Rigels Seliman

Mediat e Edi Ramës janë kthyer në qenef, duke iu turrur kryeministrit kosovar Albin Kurti. Nëse doni të shikoni se sa e pavarur është media shqiptare, shikoni titujt kryesorë të tyre me orgazmat e kryeministrit. Armand Shkullaku në një dalje televizive shprehu qartë se nuk ka asnjë media të Ramës që flasin mirë për Albin Kurtin. Madje ai arriti në përfundimin se nuk ka asnjë gazetar në Shqipëri që mbron kryeministrin kosovar.

Kjo tregon se liria e medias është në pikë të hallit. Televizionet, gazetat dhe portalet janë në shërbim të Ramës, të gjitha me një qëllim, për të shkatërruar figurën e Albin Kurtit. Kryeorkestruesit kryesorë janë Endri Fuga, Berat Çorovoda, Baton Budalla, Mero Maska, Skënder Matjani e shumë të tjerë, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë lëshuar bataretë kundrejt kryeministrit kosovar.

Secili prej tyre me ndikimet që kanë në mediat shqiptare kanë hyrë në fushë me të gjitha armatimet për të kënaqur spektatorin Edi Rama se kush prej tyre shan dhe sulmon më shumë Albin Kurtin. Por ky nuk është një film me “Gladiatorin”, këta janë aktorë realë. Janë mediaxhinj në nivele sazexhinjsh që i bien qemanes në interes të imperatorit, pasardhësit të Jul Çezarit, Edi Rama!

Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, kreu i qeverisë shqiptare bashkë me mediaxhinjtë vazhdojnë të bëjnë avokatin më të zjarrtë në mbrojtje të Serbisë në luftën kundër shqiptarëve.

Të gjitha mediat e Ramës bënë fajtor qeverinë e Albin Kurtit, por asnjëra prej tyre nuk evidentoi se Albin Kurti të vetmen gjë që bëri ishte zbatimi i Kushtetutës dhe çdo veprim u bë në përputhje të ligjit, pasi edhe ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të udhëhequra në prapaskenë nga Vuçiç, sulmuan policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Ky pasqyrim nuk u intereson medieve shqiptare, pasi këto lajme nuk e kënaqin kryeministrin Edi Rama. 

Te tjera

Lajme te tjera