E diel, 20 Prill, 2025

“Më pëlqen të pi raki me miqtë”/ Ambasadorja Kim tregon qytetin e saj të preferuar në Shqipëri

Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka konfirmuar lajmet se fundjavën që shkoi e kaloi në qytetin e bukur të Shkodrës, pak larg situatës së nxehtë të politikës në Tiranë.

Diplomatja u pa në një restorant nën tingujt e muzikës ikonike shkodrane, teksa këndonte e konsumonte darkë me disa miq.

Pas lajmeve të publikuara në rrjet, ambasadorja amerikane ka reaguar pak më parë në një postim në Twitter, ku ‘konfirmon’ se i do këngët e vallet shqiptare, madje pëlqen të konsumojë raki e kafe me miqtë kudo ajo shkon.

Ajo thotë se e do shumë Shkodrën dhe shumë vende të tjera të Shqipërisë.

“Më lejoni të konfirmoj ‘lajmin’: Unë me të vërtetë i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave”, shkruan Kim në Twitter.

Te tjera

Lajme te tjera