E hënë, 23 Nëntor, 2026

Mbyllet sezoni i rregullt i Superiores/ Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani në “Final Four”, bie Skënderbeu dhe Laçi, Tirana në “play-out”!

Share

Ka përfunduar java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt të “Abissnet Superiore”. Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani kaluan në fazën “Final Four”.

Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria, ndërsa Tirana me fitoren përballë Dinamos i ka dhënë vetes një mundësi për të luajtur në “play-out” për mbijetesë.

Kujtojmë se të gjitha ndeshjet u luajtën në orën 15:30. Në “Arenën e Demave”, Partizani triumfoi ndaj AF Elbasanit me rezultatin 2-0 dhe siguroi një vend në “Final Four”.

Te tjera

Lajme te tjera