E premte, 1 Maj, 2026

Mbrojtja nga duhani, Gjonaj dhe Braçe propozojnë ndryshime: Të ndalohet reklamimi në media dhe shitja e cigareve elektronike për moshën nën 18 vjeç

Share

Deputetët e PS-së, Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani.

Në fjalën e saj në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, teksa ka prezantuar paketën për mbrojtjen e qytetarëve nga produktet e cigareve elektronike dhe produkteve të duhanit, Gjonaj ngriti alarmin mbi rritjen e përdorimit të cigareve elektronike nga fëmijët.

“Përdorimi i cigareve elektronike është një tendencë në të gjithë botën, por kjo është arsyeja përse BE ka miratuar një direktivë 2014/40, për masat ndaj këtij fenomeni, veçanërisht për fëmijët nën 18 vjeç”, u shpreh Gjonaj.

Nga të gjitha studimet që janë kryer, është vënë re se të gjitha cigaret elektronike, si me nikotinë apo pa nikotinë, me fruta apo me djegie, krijojnë shqetësime serioze në shëndetin e fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Qëllimi i paketës ligjore, është jo vetëm prezantimi me disa masa e rregulla të reja për ndalimin e përdorimit të cigareve elektronike të fëmijët por edhe ashpërsimi i masave administrative dhe kriminalizimi i tyre kur ato janë të përsëritura. Gjonaj tha se BE dhe shtetet anëtare duke parë shtimin e përdorimit të cigareve elektronike, kanë ndërmarrë një sërë masash: Kufizimin e reklamimit dhe sponsorizimit të duhanit e produkteve të ngjashme, caktimin e mjediseve pa duhan dhe zhvillimin e fushatave kundër duhanit.

Deri në vitin 2023, 39 shtete në botë ndalojnë shitjen e cigareve elektronike për çdo kategori moshe, 82 shtete lejojnë përdorimin e tyre por rregullojnë shitjen e parashikojnë kufizimin në shpërndarje dhe 38 vende rregullojnë përmbajtjen e nikotinës apo përbërësve të tjerë në cigaret elektronike.

Gjonaj deklaroi po ashtu, se është vënë re një shtim i reklamave të cigareve elektronike në mënyrë të tërthortë. Ajo renditi edhe disa nga ndryshimet që duhen bërë në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar””.

“Detyrimin që kanë pikat e shitjes për të vendosur tabelën ndalohet shitja jo vetëm e duhanit, por edhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.

Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në të gjitha vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, automate, të cilat janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në nenin katër janë institucionet ku ndalohet.

Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, transmetimeve televizive dhe radiofonike dhe shërbimeve të shoqërive të informacionit.

Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt, përmes ngjyrave që përfaqësojnë logot apo stemat e kompanive apo promocionit të te produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm.

Apo ndalimi i fotografive, vizatimeve ku shfaqen imazhe apo persona që krijojnë përshtypje të gabuar te publike për qytetarët.

Nga ana e tij, Braçe u shpreh se “beteja me duhanin është dinamike dhe i referohet produkteve në kohën e caktuar. Për shkak të kësaj beteje, industria është e detyruar të gjejë mënyra të reja për promovimin e duhanit”.

Deputeti Braçe ka përmendur edhe problemet që vijnë nga duhani që përtypet i cili ka hyre ne treg.

“Pirja e duhani shkon në 200 euro gjobë. Distributorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi deputeti Braçe.

Te tjera

Lajme te tjera