E martë, 24 Nëntor, 2026

Mbrëmja Gala e FSHF-së “Më të mirët 2023”, presidenti Begaj i dorëzon pasaportën shqiptare Sylvinhos

Share

Dje në mbrëmjen Gala të FSHF “Më të mirët 2023”, ku janë të ftuar personazhe të rëndësishme të sportit në vendin tonë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

“Unë po e legalizoj si shqiptar”, tha Begaj, ndërsa kryeministri Edi Rama lexoi përmbajtjen e dekretit, i cili tha se futet në fuqi menjëherë.

Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

FSHF ka përgatitur gjithçka në detaje për një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Ndërsa para nisjes së kësaj mbrëmje, i pranishëm shihet edhe kryeministri Edi Rama i cili është pritur nga presidenti i FSHF, Armando Duka. 

Te tjera

Lajme te tjera