Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar fiskalizimin si një histori suksesi.
“Fiskalizimi një histori suksesi me 100% të biznesit të madh dhe 93% të të voglit tanimë online 24/7, dmth më shumë transparencë, më pak informalitet.
Deklarimet, Paga dhe Sigurimet janë rritur me 7% në sektorin privat vetëm nga formalizimi, falë kontrolleve sensibilizuese. Investimet e huaja direkte 984mln€ janar-shtator 2022 ose 255mln€ më shumë se janar-shtator 2021”, shkruan Rama.
Rama: Në 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2022 është regjistruar numri më i ulët i vrasjeve në 3 dekadat e fundit. Në 2021 janë 61 vrasje, e ndërsa në 2022 numri ka shkuar në 43, shifra këto të publikuara nga kryeministri.
“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit. Kujtesë: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti”, shkruan kryeministri Edi Rama.
