E shtunë, 18 Janar, 2025

Masakër me 3 të ekzekutuar në Fushë-Krujë, mes tyre kushëriri i Ervis Martinajt, dyshohet hakmarrje mes grupeve kriminale, 60 plumba makinës së viktimave, 2 u dogjën brenda

Share

Ditën e djeshme, tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës gjatë një atentati të mirëorganizuar. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur, 30 vjeçari me inicialet D.V dhe 22-vjeçari B.Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre A. Hoxha të tre nga Kurbini. Ata po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur dje rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve. Personi me inicialet DV, mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje e janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri duke u siguruar që 30-vjeçari të mos mbijetonte e duke e lënë të vdekur në mes të rrugës. Dy të tjerët, mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Ende nuk ka të dhëna të sakta nga se u shkaktua zjarri në mjetin e viktimave. Policisë iu deshën më shumë se dy orë për të bërë verifikimet në vendin e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin e viktimave për shkak të djegies së plotë të trupave. Trupat e 3 viktimave u larguan nga vendngjarja me një autoambulancë, rreth 3 orë pas atentatit, për t’u dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Viktimat e ngjarjes së rëndë që dyshohet për hakmarrje mes grupeve kriminale nuk janë emra të panjohur për drejtësinë. D.Vata, një shpërndarës i drogave të forta ishte arrestuar nga policia në 2017.  Kurse B.Martinaj, kushëri i Ervis Martinaj ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish efektivit e FNSH Xhuljano Prela në dhjetor 2020.

Autorët djegin makinën, dyshohet se ishin 4

Mjeti Volksagen Passat, i cili dyshohet se u përdor nga 4 persona u gjet i djegur në fshatin Larushk, shumë pranë Fushë Krujës, ndërsa brenda tij u gjetën 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë. Targa e mjetit rezulton e vjedhur. Policia ngriti grupe kontrolli në të gjithë zonën, ndërsa për hetime në vendngjarje mbërritën drejtuesit më të lartë të policisë.  4 mësohet se kanë qenë autorët  e përfshirë në atentatin e Fushë-Krujës që ndodhi mesditën e djeshme. Fillimisht, u raportua se ishin 3 autorë.

Gjitahshtu, shenja plumbash në ndarësen e 2 korsive në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë janë konstatuar në disa dhjetëra metra në vendin e ngjarjes, ku u ekzekutuan të tre personat

Saga e vrasjeve që s’ka fund

Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s’kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të lotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policit Santiago Malko nga anëtarët e klanit ‘Duka’ gushtin e vitit 2019. Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt po ia eliminojnë miqtë e tij një nga një. Dje u vra, kushëriri i Ervis Martinajt, i njohur më parë për precedentët penalë. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021. Por cilat janë ngjarjet e tjera të rënda, vrasjet e miqve të Ervis Martinajt, vrasja e të cilëve dyshohet se është kryer nga rivalë të tij.

Vrasja e Erigers Mihasit

Mbrëmjen e 13 nëntorit në zonën e Astirit në Tiranë u vra Erigers Mihasi, dhe miku i tij Armando Dumani. Mbi 20 plumba kallashnikov janë derdhur ndaj dy të rinjve, ndërsa mjeti i viktimave ka qenë në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën dhe shtyllën e ndriçimit. Autorët që mendohet se ishin 3, ishin me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë. Në makinën e krimit u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç.  Erigers Mihasi kishte qenë i arrestuar dhe dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.Përfshi grabitjen ndaj prindërve të Elton Çiços e deri tek vrasja e fundit në Laç e ish policit Xhelal Reçi. Mihasi njihej edhe si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në audin e bardhë me targa AA 008 EM, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.  Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmendur edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar.

Vrasja e Santiago Malkos

Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qenë e madhe, kjo u pa qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “

Vrasja e Fabian Gaxhës ‘Monopol’

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato. Pas hetimeve Gjykata e Tiranës e lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato. Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse ishte në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Mervjol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.

Te tjera

Lajme te tjera