E martë, 24 Nëntor, 2026

Mançester Junajtid merr fitoren e 4 radhazi në Premier Ligë, dopieta e Hojlund mban “Djajtë e Kuq” në garë për Champions

Share

Mançester Junajtid vuan por fiton 1-2 ndaj Lutonit, në “Kenilworth Road”, duke marrë fitoren e 4 radhazi në Premier Ligë. Ndeshja nisi “zjarr” për mysafirët nga Manç. Hojlund realizoi dopietë brenda shtatë minutash, duke treguar kështu klasin e tij. 

Vendasit nuk u demoralizuan dhe u rikthyen shpejt në lojë, me golin e Morris. Lutoni mori zemër dhe pati mundësi të barazonte shifrat brenda pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa rastet nuk munguan. Garnaço provoi të gjente golin e qetësisë në minutën e 62, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri. 

Sërish Garnaço pak më vonë u shfaq në portën e kundërshtarit, por goditja nuk kishte saktësinë e duhur. Në minutën e 65, portieri i “Djajve të kuq”, Onana u thirr në apel, me “gardianin’ që ishte në vendin dhe kohën e duhur. Junajtid shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e gjashtë. Lutoni është në vendin e 17. 

Te tjera

Lajme te tjera