E mërkurë, 29 Korrik, 2026

Macron reagon pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Share

Presidenti francez Emanuel Macron ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh pas takimit të zhvilluar në Pallatin Elize me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Macron shprehet se Franca “riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama.

Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron.

Te tjera

Lajme te tjera