E shtunë, 18 Janar, 2025

Lufta në Ukrainë/ Sekretari amerikan i Shtetit do vizitojë 6 vendet evropiane: Rusia po kërcënon sigurinë botërore

Share

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të fillojë një turne në vende evropiane në gjashtë ditët e ardhshme, ndërsa konflikti në Ukrainë po intensifikohet. Blinken do të vizitojë krerët e NATO-s dhe BE-së në Bruksel, si dhe zyrtarë nga Polonia, Moldavia, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Sot më herët, Blinken tha se kriza po bëhet shumë shpejt “një kërcënim për stabilitetin në Evropë dhe për të gjithë rendin botëror”. Ai shprehu shqetësimin për sulmet “pa dallim” nga forcat ruse dhe “retorikën provokuese për armët bërthamore”.

“Kjo është lufta e Presidentit Putin. Nuk është lufta e popullit rus. Mesazhi im për rusët, nëse ata janë në gjendje ta dëgjojnë atë… është që ne e dimë që shumë prej jush nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë”, tha sot Blinken.

Te tjera

Lajme te tjera