E premte, 6 Dhjetor, 2024

Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S’pranojmë më deklarime që s’i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet

Share

Ultimatumi i qeverisë drejtuar bizneseve ishte edhe më i ashpër në takimin e tretë që u zhvillua me sipërmarrjet për deklarimin real të pagave. Kreu i qeverisë i paralajmëroi se përtej gjobave apo arrestimeve, do shkohet deri në mbyllje biznesi.

“ Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë mijë lekë pagë që nuk ekziston, duhet të kuptojnë që nuk do i pranohet, do u kthehet pas deklarimi. Do u thuhet keni bërë gabim.  Nëse nuk reflektojnë do të përballen si hajdutët e energjisë. Situata që do të shkojnë deri në kolaps të kompanisë. Më besoni, për çfarë? Për të mos paguar haraçin pensionistëve edhe pse e kanë përfituar nga puna.  Merreni seriozisht. Po shikojmë që ta bëjmë si vendet nordike, që ti bëjmë publike pagat me ligj që të gjithë ta shohim kush paguan cfarë, por kjo është arma e fundit, tjetra është hyrja më e thellë në inspektime. Nuk janë kërcënime as presione por informacion trasnparent që kemi  ndërmend të bëjmë’ tha Rama.”, tha Rama.

Një mesazh kishte dhe për sipërmarrësit që besojnë në Zot.

“Kam respekt për sipërmarrësit që i falen Allahut 5 herë në ditë por di që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu sic i duhet se dhe ata do ta kenë parasysh këtë moment kur shkojnë atje. Se ka xhenet por dhe xhenem. Qoftë dhe për të mos marrë mallikimin e pensionistëve. Ata q i takojnë pensionistëve nuk duhet të diskutohen” tha Rama.

Hetimi i thelluar ndaj subjekteve që ka dyshime se fshehin pagat reale të punonjësve, ka ngritur në këmbë edhe ‘Krimin Ekonomik’, i cili nga sot zbret në terren për inspektime.

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë”, tha ministri Ervin Hoxha

Ashpërsimi i masave ndaj bizneseve që nëndeklarojnë pagat e punonjësve të tyre, vjen pasi shifrat tregojnë për mijëra punonjës me rroga shumë më të ulta nga sa punëtori merr realisht.

“”Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, me elementë të informalitetit gri si mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritja e pagës, apo e turneve të dyta e të treta për punonjësit. Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje madje krahasuar me një vit më parë me 29%. 1984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale gjatë procesit inspektues vetëm përmes masave të marra nga ky inspektoriat” tha Gonxhe.

“Ndërtimi, tregtia dhe turizmi, nëndeklarojnë pagat edhe pse kanë pasur rritje dyshifrore të aktivitetit të tyre”, tha Ibrahimaj.

“Nga 662 mijë vende të deklaruar pa të vetëpunësuar, janë 10% janë dhe 24.9% janë me pagë minimale. 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale”, tha Drejtori i Tatimeve Ilir Binaj.

Të parët që do kalojnë në filtrin e kontrolleve do të jenë ndërtimi, transporti, tregtia dhe turizmi, që shumica deklarojnë paga deri në 60 mijë lekë.

“Këto janë paga të gënjeshtra. Nga kjo qasje KRIMINALE ndaj pensionisteve kemi një gropë shumë të madhe që e kompensojmë sot duke vendosur 500 mln euro për të plotësuar pensionet. Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesve nuk do ju deklarimi i pagës 60 mijë lekë, do u kthehet pas deklarimi”, tha Rama.

Aktualisht Administrata Tatimore po analizon deklarimet e pagave që kanë bërë bizneset deri më 20 tetor, dhe ata që klasifikohen me rrezik për evazion, do ju lihet afat deri më 20 nëntor për të reflektuar, më pas hetimi tatimor do të trokasë në dyert e tyre.

Te tjera

Lajme te tjera