Nga Sidi Hasanaj
Agron Shehaj shëmbëlltyra e dikujt që i mungon dinjiteti, si në fitore edhe në humbje!
Agron Shehaj sapo bëri në Opinion dorëzimin më “elegant në justifikim” që kam parë:
“Po largohem se më ka përjashtuar Bardhi, dhe Berisha nuk bëri rithemelim të vërtetë”.
Në fakt Shehaj u largua nga Berisha se i humbi çdo shpresë që Berisha mund të ketë të ardhme politike. Por nuk ka kurajon dhe dinjitetin ta pranojë!
Ashtu si askush me dinjitet nuk mund të besonte që Berisha me Kuliqin,Nokën, Bylykbashin, Vokshin e Tritanin do realizonin “Rithemelim”… të gjithë e dinin përfshirë dhe Shehajn që ai projekt ishte RICIKLIM, jo Rithemelim.
Por Shehaj shkoi atje për arrivizëm, me iluzionin që Berisha do merrte PD dhe në forma indirekte (si psh të vendoste Shehajn kandidat për KM) do rrimerrte pushtetin.
Shehaj shkoi për arrivizëm pushteti dhe paraje, edhe pse e dinte se çfarë llumi kishte në historinë dhe figurat e rithemlimit.
Kur e pa që Berisha nuk morri dot PD, por morri Gaz Bardhin dhe humbi dhëndrin në burg, iku me frikën se mos humbiste paratë e hedhura te ky projekt.
Nuk ka dinjitet të pranojë humbjen e këtij projekti, dhe gabimin e tij në zgjedhje.
Ashtu si u tregua pa dinjitet edhe në fitore, kur në 2021 hodhi poshtë gjithë përkrahjen që Basha i kishte dhënë, dhe mes vendimit pro SHBA dhe Berishës, zgjodhi Berishën … pa dinjitet. Akuzoi oligarkun e Berishës për aferën e unazës së re, shkoi te Politikani i atij oligarku dhe te televizioni i tij!
Pa dinjitet kur i qëndronte Berishës në krah teksa ai artikulonte se “reforma në drejtësi duhet zhbërë, dhe se Amerika është e korruptuar nga Rama për non gratën e tij”.
Pa dinjitet në humbje si sot, pa dinjitet në fitore si në 2021 si deputet.
U largua me turp nga politika, asnjëherë nuk tha të vërtetën, por vetëm luftoi për lavdi personale pa asnjë skrupull apo princip, arrivist.