E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Kush është “znj. Kështjella” në PD? Evi Kokalari dyshime se Florian Binaj është i shitur në pazarin Rama-Berisha. Thirrje për bojkot!  

Share

Aktivistja Evi Kokalari vijon t’i përcjellë me kritika zhvillimet brenda kampit opozitar, kryesisht në PD. Ajo u angazhua pak kohë më parë në Foltoren e famshme, krah ish-kryeministrit Berisha për rikthimin e këtij të fundit në krye të partisë, por duket se u zhgënjye. Megjithëse Kushtetuesja i pezulloi sot zgjedhjet për Tiranën, Kokalari pretendon se ka marrëveshje mes palëve dhe se sozia e Ramës nuk është aty për të fituar ndaj edhe u bën thirrje votuesve të PD-së të bojkotojnë zgjedhjet. Teksa ka shpallur kandidaturën Florian Binaj dhe ka marrë mbështetjen e PD-së, Evi Kokalari nuk ka lënë pa ironizuar kandidaten Adriana Kalaja të vetmen kandidate grua, të cilën e ka quajtur “Zonja Kështjella”. 

Reagimi i Evi Kokalarit

E vetmja arsye pse zgjodhën një aktor/humorist që imitonte Ramën në programet e natës, është që ju të hutoheni dhe të merreni pikërisht me të, ndërkohë që ata finalizojnë pazaret pas dyerve të mbyllura. Si Këlliçi, Alimehmeti, Lapaj, Binaj, znj. Kështjella e shumë të tjerë që i përdorin për sulme a fasada fushatash, janë thjeshtë vegla. Mos u merrni me veglat por me fenomenin dhe ata që i drejtojnë ato, ndryshe do te vazhdoni të shkoni nga humbja në humbje. Faktikisht, votuesit e Tiranës masivisht duhet ti bojkotojnë këto zgjedhje. Nëse denjoni të votoni, tregoni që ju jeni viktimë e vetvetes. Bojkotimi është një revolucion i heshtur ndaj këtij teatri. Është e vetmja përgjigje që meritojnë të dyja palët.

Te tjera

Lajme te tjera