E diel, 20 Prill, 2025

Kryeministri shqiptar konkurron dallëndyshet shtegtare, Edi Rama 422 ditë në fluturime gjatë qeverisjes së tij

Share

Nga Rigels Seliman

Kryeministri Edi Rama duket se është shndërruar në një “fluturak”, për shkak se është një ndër qytetarët që ka udhëtuar më shumë me avionë, duke e krahasuar kështu si një dallëndyshe shtegtare. Më konkretisht zoti Rama ka fluturuar 422 herë me avionë, sipas të dhënave të publikuara nga hakerat iranianë të ‘Homeland Justice’, lajmi ky i cili ka shkaktuar një debate të fortë në Shqipëri, veçanërisht në radhët e politikës.  Kostoja e fluturimit për këta avionë është nga 2500 deri në 3000 euro për orë. Në varësi të destinacionit dhe kohëzgjatjes së fluturimeve mund të dilet në një shumë se sa u kanë kushtuar shqiptarëve këto fluturime.

Duke e llogaritur vajtje ardhje me Milanon, që është distancë e afërt me 2 orë fluturim, fluturimet e Edi Ramës me charter kanë kushtuar mbi 1.6 milionë euro. Këto janë shpenzimet më të pakta. Shpenzime ka për mirëmbajtje, karburant, siguracionet, stafi e deri te parking. Kosto e mirëmbajtjes shkon deri në 2 milionë euro në vit, karburanti është në varësi të fluturimeve, ndërsa siguracionet arrijnë deri në 100 mijë euro në vit. Por këtë lajm Rama është përpjekur ta injorojë, teksa ka dhënë version e tij si qëndron e vërteta. Madje shefi i ekzekutivit ka drejtuar gishtin nga opozitë, të cilën e akuzon se mashtron dhe po bën politikë me gjetjet e publikuara nga hakerat iranianë të ‘Homeland Justice’ dy ditë më parë. Por megjithatë, debatet vijojnë.

Dje ish-kryeministri Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu, akuzoi Ramën se ka shpenzuar 22 mln euro me udhëtime në avion gjatë këtyre viteve që qeveris Shqipërinë. Ndërkohë faja e njohur sociale e memeve dhe ironive therëse “Brryli Brodëay”, ka shkuar më tej teksa ka bërë edhe një përllogaritje të udhëtimeve me avionë të Ramës, ku ky i fundit i bie që ka qëndruar mbi 2 vjet e gjysëm në ajër dhe jashtë vendit. “422 fluturime të regjistruara! Shumëzim me një minimale prej 3 ditësh ardhje vërdallë nëpër botë për çdo udhëtim, baraz me 1263 ditë! Pjesëtim me 365 ditë që ka viti, baraz 3 vjet e gjysëm që Ramazoni si ka shkel këmba fare në Shqipëri… Mund të jenë edhe 4 vjet pa frikë fare se e llogarita për dy netë qëndrim”, shkruan “Brryli Brodway” në “Facebook”.

Te tjera

Lajme te tjera